• |
ide | kryesore

Dyshime e mistere pas mungesës së Higuain e Rabiot: Juventus ruan qetësinë për momentin

-Instant, Sport



Juventus ka rinisur stërvitjet në nivel individual e pret që të mbërrijë së shpejti leja e stërvitjeve në grup. Një hap i rëndësishëm edhe për të kuptuar të ardhmen e afërt të Gonzalo Higuain e Adrien Rabiot, dy lojtarët e vetëm që ende nuk janë kthyer nga jashtë, pas ndërprerjes për shkak të Koronavirus. Nëse Pipita – mbi të cilin River Plate është i kujdesshëm – është në Argjentinë tek e ëma e sëmurë, bën më shumë zhurmë mungesa e francezit që është “dy hapa” nga Torino.

Pozicionimi bardhezi mbetet ai i ditëve të shkuara: nuk është caktuar një deadline ose një datë e saktë brenda të cilës lojtarët duhet të kthehen, duke qenë se ende nuk dihet se kur do të mund të stërviten në grup apo nëse do të rifillojë kampionati, por është dhënë vetëm sinjali të kthehen sa më shpejt. Gjë që e kanë bërë gati të gjithë, përvec Higuain e Rabiot, për të cilët nis një javë vendimtare: nëse ndodh hapja e stërvitjeve si skuadër apo aprovohet data e rifillimit të kampionatit, atëherë nuk ka më justifikime.

Mesfushori po stërvitet fort (si ka treguar në rrjetet sociale) në Cote D’Azzurr duke krijuar dilemën e madhe: nga njëra anë ngrihet pyetja si ka mundësi që nuk është khyer, duke parë udhën e shkurtër që duhet të bëjë. Nga ana tjetër katër orët që e ndajnë nga Torino e lejojnë të mos planifikojë rikthimin: nëse Juventus e thërret, do të ishte në Itali në kohën e duhur.

Gjithësesi zgjedhja për të pritur ditën e fundit nuk është e bukur në krahasim me sjelljen e shokëve, e për këtë fakt janë kthyer fjalët se e ëma Veronique, që është edhe menaxherja e tij, po bën presion për një transferim në verë, ndoshta në Premier League, duke patur parasysh vitin e tij jo pozitiv me bardhezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *