• |
ide | kryesore

Frakturë multiple në fytyrë për Gerhardt: lojtari i Wolfsburg mbyll sezonin

-Instant, Sport



Ajo që të gjithë i frikësohen, nuk vonon të shfaqet: dëshira e madhe për tu kthyer në formë pas dy mujash inaktivitet bën viktimën e parë. Bundesliga do të nisë të shtunën e ardhshme, por për mesfushorin e Wolfsburg edhe “sezoni i ri” ka përfunduar. Yannick Gerhardt përfundoi në spital me fraktura në fytyrë pas një përplasje lojë në stërvitje: një përplasje që përfundoi këq, në dyluftimin në ajër.

Wolfsburg është në grumbullim në një hotel, vetëm 500 metra nga stadiumi, tekniku Oliver Glasner po provon zgjidhje për të nxjerrë në fushë një skuadër kompetitive të shtunën për ndeshjen me Augsburg. Kapiteni Joshua Guilavogui është i dëmtuar e Gerhardt, që në 2016 ishte pjesë e kombëtares së Löw, ishte kandidati kryesor për ti marrë vendin. “Pauza nuk na duhej” tha të premten para stërvitjes së parë.

Por tashmë kjo pauzë shkon më tej dhe për futbollistin pjesë e mbetur e kampionatit quhet e mbyllur. “Ishte një përplasje loje, tentativë kërcimi për të goditur me kokë. Cfarë trishtimi”, ka thënë tekniku. Të shtunën, pas incidentit, Gerhardt është transportuar në spitalin e Braunschweig, ndërsa të hënën në mëngjes do të vendoset nëse do të operohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *