• |
ide | kryesore

Hailey flet për krahasimin me Selenan-n, ‘Ndihesha e pamjaftueshme’

-Instant, Paparazzi, Slider



Në komunikimet me fansat ose gjatë intervistave, çifti Bieber e ka pothuajse të pamundur t’u shmanget pyetjeve për ~Selena Gomez~. Megjithatë duket se janë mësuar tashmë. Në Live with the Biebers në Facebook, Justin dhe Hailey iu përgjigjën pyetjeve të ndjekësve.

Një prej tyre pyeti se “si e menaxhonin të qenurit një çift për të cilin të gjithë kanë diçka për të thënë”. Hailey u shpreh.

“Kam patur një periudhë shumë të vështirë me gjërat që njerëzit kanë thënë dhe mënyrën se si jam ndjerë kur kanë bërë krahasime dhe më kanë vendosur në një pozitë ku ndihesha si e pamjaftueshme.” Më pas shtoi:

“Nuk është e lehtë kur disa njerëz kanë fansa të zjarrtë të cilët janë shumë të lidhur dhe duan të shprehin mendimin e tyre dhe në të shumtën e rasteve janë thjesht fëmijë ose të rinj që nuk e kuptojnë realitetin e një marrëdhënieje sepse janë shumë të vegjël për ta përjetuar një të tillë.

Hailey u shpreh se përballja me komentet e ka bërë të kuptojë që njerëzit nuk e dinë të vërtetën e marrëdhënies së saj me Justin dhe “kur njerëzit kanë shumë gjëra për të thënë në mënyrë që t’i bëjnë të tjerët të ndihen keq, do të thotë se diçka e keqe po u ndodh vetë atyre.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *