• |
ide | kryesore

“Mendova të flija në divanin e Lukakut”: Eriksen tregon ndalimin nga policia

-Instant, Sport



Karantina ishte e vështirë për të gjithë, edhe për Christian Eriksen, futbollistin danez të Inter, që mbërriti në Itali pak para se vendi të përballej me pandeminë e Covid-19. Mesfushori u detyrua të qendronte në karantinë, por jo pa probleme. “Nuk dija ku të shkoja e në një moment mendova të flija për 14 ditë në divanin e Lukaku ose Young, shokët e mi të skuadrës. Por ata kanë familje, kështu që mu desh të bëja ndryshe. U akomodova në strukturat e klubit, bashkë me pesë anëtarë të stafit e një kuzhinier që, ashtu si unë, preferuan të izolohen kështu”.

Eriksen ka ndjeklur planin e stërvitjes dhe dietën e klubit, duke vrapuar nëpër parking (“35 metra përpara dhe 35 metra në kthim”) por kur vendosi të provojë të dilte për ti lejuar vetes pak liri, policia ndërhyri menjëherë. “Ishte e sikletshme, sepse unë nuk flas akoma mirë italisht e nuk dija cfarë mund të bëhej e cfarë jo. Mendova se mund të bëja një shëtitje, por jo. Me gjithë kohën e lirë që kishim, nuk mund të bënim asgjë”. Tani Eriksen është kthyer të prekë topin pas dy muajsh, duke nisur programin e stërvitjeve individuale në Appiano Gentile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *