• |
ide | kryesore

Modelja mposht Covid 19 pas qëndrimit në spital

-Instant, Paparazzi, Slider



Ishte një ndër pacientët e para që u shtrua në një nga spitalet e Bolonjës dhe pas 74 dite shtrimi dhe 11 tampona ajo është shëruar nga Covid -19. ‘Një emocion i veçantë, nuk më besohet’ është shprehur modelja duke shtuar më tej :

‘Kanë qënë ditët më të gjata të jetës time. Doktori më zgjoi mëngjesin e djeshëm dhe më tha: A je e lumtur? Rezultati juaj është negativ. Ishte një makth të cilët ata që nuk e kanë provuar në lëkurën e tyre nuk mund ta kuptojnë.. Tani është e sigurtë ditët do të kenë kuptim sërish’.  Rasti i saj është bërë rast studimi siç konfirmohet dhe nga specialisti i sëmundjeve infektive të Sant’ Orsola Luciano Attard, i cili është shprehur:

‘Me sa di unë është një rast që ka shënuar rekord. Por ekspertët nuk do të ndalen këtu, do të përpiqemi të kuptojmë pse Dobriu ka qëndruar kaq gjatë e infektuar’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *