• |
ide | kryesore

“Na merrni për budallenj?”: Inter reagon pas ofertës së fundit dhe vendos kushtin

-Instant, Sport



Barcellona-Lautaro Martinez është një çështje e destinuar të bëhet telenovela e ardhshme e merkatos. Pavarësisht mohimeve të zakonshme, dicka po lëviz e dëshira e blaugranave për të marrë argjentinasin në Camp Nou është e fortë. Inter, ndërkohë, nuk ka nevojë të shesë e për ta lejuar transferimin duhet një ofertë e parefuzueshme që për momentin është larg. Pas propozimit të fundit të Barças, drejtuesit e Inter janë nervozuar: “Na merrni për të çmendur apo për budallenj?” ka qenë përgjigja e zikaltërve, sipas asaj që bëjnë të ditur nga Spanja.

“Në mëngjesin e të premtes, një drejtues i Inter ka komentuar në këtë mënyrë ofertën e fundit të Barcelonës: pyeste nëse mendonin se në klubin zikaltër kishte budallenj apo të cmendur, përballë shkëmbimit të ofruar nga blaugranat”, ka rrëfyer një gazetar i Mundo Deportivo.

Problemi, përvec pjesës ekonomike të negociatave është tek lojtarët e ofruar për shkëmbim: Rafinha, Todibo, Semedo mes të tjerëve. Lojtarë me kualitet, por vënë në merkato nga Barcellona sepse konsiderohen të tepërt. Në këtë pikë ka ardhur pozicionimi i italianëve me një mesazh të fortë për katalanasit: të paktë 90 milionë cash e një lojtar për shkëmbim të zgjedhur nga Inter, përndryshe nuk bëhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *