• |
ide | kryesore

Ndihet keq në shtëpi: 19 vjeçari në pronësi të Atalanta në gjendje të rëndë

-Instant, Sport



Andrea Rinaldi, mesfushori i huazuar tek Legnano por në pronësi të Atalanta, është shtruar me urgjencë në spitalin e Varese në gjendje shumë të rëndë pasi është ndjerë keq. 19 vjecari ka qenë në shtëpi kur ka ndjerë shqetësime dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë të specializuar, ku po kurohet në repartin e rianimacionit.

Nuk është bërë e ditur ende gjendja e lojtarit, apo shkaku përse është ndjerë keq. Rinaldi ka luajtur me moshat e Atalanta, klub në të cilin arriti në 2013: debutimi me të rinjtë zikaltër erdhi në 2017, përpara se të huazohej tek Imolese (Serie C) e Mezzolara (Serie D), ndërsa verën e kaluar tek Legnano (Serie D).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *