• |
ide | kryesore

“Nuk e fsheh se kam patur frikë për jetën”: mjeku i Fiorentinës tregon infektimin me Covid

-Instant, Sport



“Nuk e fsheh se kam kaluar momente shumë të vështira, shumë të rënda për mua e familjen time, kanë qenë ditë frike”. Përgjegjësi i shëndetësor i Fiorentina, Luca Pengue, rrëfen eksperiencën e tij me koronavirus. Pengue u infektua në mars, në të njëjtën periudhë në të cilën rezultuan pozitivë ndaj virusit edhe Pezzella, Cutrone e Vlahovic, fizioterapisti Stefano Dainelli e shtatë të tjerë mes punonjësve e familjarëve të tyre. “Si jam tani? Jam gati krejtësisht i rikuperuar, por mbetet një kujtim i keq”.

Tre lojtarë (përvec po aq pjesëtarë të stafit tekniko-sanitar) kanë rezultuar pozitiveë në testet e reja që u kryen të mërkurën e kaluar. “Si janë? Mjaft mirë, janë të gjithë pa simptoma e testet kanë treguar se bëhet fjalë për një formë shumë të lehtë. Po aplikojmë protokollin e Federatës sepse siguria e personave vjen para të gjithave”, ka treguar mjeku viola për mikrofonët e TGR Rai Toscana. Pengue në këto ditë është në Qendrën sportive për vizitat e lojtarëve, prpara fillimit të stërvitjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *