• |
ide | kryesore

PD nxjerr e-mailin për të vërtetuar zjarrin në Ministrinë e Shëndetësisë, reagon menjëherë institucioni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



(foto ilustruese) 

Sikurse u paralajmërua ditën e djeshme, PD publikoi sot prova të reja se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr, ku janë djegur dokumentet e tenderave sekretë. Reagimi i Ministrisë ishte i menjëhershëm.

Ish-deputeti Bardh Spahia publikoi një e-mail të vetë Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve.

“Zjarri ka rënë në zyrën e prokurorimeve, ku ndodhen kontratat e tenderave serkretë, ku janë djegur dokumentet, që më pas janë shuar me ujë. Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur Brenda ministrisë Brenda ditës, sa është aktivizuar sinjali anti-djegie. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e ministrisë kanë konstatuar djegien e dokumenteve. Është një e-mail zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. Në email thuhet shprehimisht: ‘Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit’.”, u shpreh Spahia.

Ministria e Shëndetësisë hodhi sërish poshtë denoncimin e PD (lexo poshtë) që të ketë rënë zjarr në institucion, duke i cilësuar akuzat si qesharake. Në reagim, ministria thekson se emaili i është drejtuar stafit të ministrisë, pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës janë marrë masa. ©Lapsi.al

foto galeri

Reagimi i Ministrisë 

Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni. Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri.

Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë!



13 Comments

  1. Sa shpejt e nxorret lajmin kur dogji spahia shkollen o shkerdhata, ndersa tani qe ra zjarri ne ministri beni sikur ska ndodh gje fare. Dogjet provat dhe dokumentat qe keni ndare leket mes njeri tjetrit. Ha mut o popull ha

  2. Ca koicidence, bie zjarr ne katin e katert vetem, te Shendetesia, bie zjarr te zyra provave materiale vetem, te Rendi dikur. Kur ka noj pisllek per te mbuluar, vihet ne pune flakhedhsja:).

  3. Hë moj ministre sa te q*** që jeni, si te ai filmi: “Degjuam krisma …. Kush degjoi krisma?! E shikoni pra krisma nuk ka pasur, edhe nqs ka pasur kanë qenë larg, se kohë luftë jemi! ”

    Juve dhe grupi juaj jeni disa satanike kur*a dhe kur*aresh, po mos kujtoni se i beni të gjithë budallenj.

  4. Zjarri eshte vene qellimisht per te djegur aferat korruptive.problemi eshte se qe nga prokuroria,spak,gjykatat jane ne duart e te cmendurit dhe nuk luajne as gishtin pa urdher te tij.

  5. Ilir B eqaj kampion i hajduterise. Periteeimin e beri sot karakurva ishp Gentiana Qirjako shtrydhesja e karit te nendrejtorit te ishp

  6. Ky zjarri eshte babalja juaj o zoterinj. Nuk po leni rast pa genjyer por kush ju pjerdh ju o legena. Rrofte Edi Rama kryeministri me i mire i pas 1990-es!!!

  7. Babalja ka tufen e policeve te Vlores, e Fierit qe vertetuan se pushteti eshte me drogen, e jo vetem Agron Xhafaj, Se te keni kaqoli kallamishte qe e mba vehten erudit, fycke, si shtog, punet kane ecur, e do ecin se prapethi, por per to( Ramen e CO) jemi pararoja e ballkanit, qe duhet te marrin shembull tera qeverite europiane, se si zbythet demokracia, edhe per kete s;jane dakord keta lepiresit e prapanices se zagarit, por na bejne qe cdo gje qe ndodh, e shpif opozita, dhe me termin para historik, Faijn e ka Saliu,,, kur ne te tere pushtetet pas komunizmit, ky idioti eshte me pushtetgjate e qe ka rrenuar te tere vendin, andaj ju qorrasit, e qelbur rilindas bije kurvi te sigurimit te vjeter, me trakte e llomotitje bulevardesh nuk mund te mashtroni me dizinformime, te Fuksit tuaj qe ua jep te gatshem tekstin, por nga injoranca tuaj, e demtoni rruges, qe ju dekonspiron mesheftesine e punesimit tuaj, si ato qe ben krye palloshi, apo lalke Eri. Surogato dy lekeshe, as na vjen tu lexojme, por ja qe duhet tua tregojme se kush ini, e nga vini vetem e vetem per turbullira , e revolta komunistesh, ai eshte zanati tuaj, e me ate po hani te vjellat e idiotit.

  8. Prokuroria e Posaçme njoftoi dje se ka nisur hetimet për disa ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, disa nga të cilët janë shkarkuar nga Vetingu për pasuri të pajustifikuara. Po cilat janë pasuritë që gjyqtarët nuk justifikuan dot me të ardhura të ligjshme, sipas Komisionit të Vetingut? Ish-anëtari Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari është pjesë e listës së ish-gjyqtarëve që po hetohet nga SPAK. Dizdari, në bazë të hetimeve nga Komisioni i Vetingut, nuk justifikon një apartament në Tiranë, depozitë 5.272 euro, tre hua në vlerat 23.000 euro, 36.000 euro, 20.000 euro, makinë të blerë 900.000 lekë, 15.000 euro shpenzime për mobilimin e apartamentit si dhe 19 këste pagesa qiraje.

    Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, i njohur si gjyqtari që mbylli dosjen e 21 Janarit si dhe për certifikimin e përmbysjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, në 2011, duke shpallur fitues Lulzim Bashën pas fitores së Edi Ramës me një diferencë prej 10 votash, është shkarkuar pasi ka fshehur një makinë, ka bërë deklarime të pasakta për pasuti të tjera, nuk justifikon 1 392 336 lekë, ka bërë deklarim të rremë në lidhje me çmimi e blerjes së një garazhi, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët kanë pasuri të tjera. Tom Ndreca po hetohet nga SPAK-u.Prandaj u denua salianji me burg nga gjykata per babalen qe lulushi e veshi si grua sali luzha dhe Doraci e cuan ne kosove per gjithe naten

  9. U fol per zjarrin dje, deklarata e ministrise ishte qe nuk ka patur zjarr. Sot ne mengjes, minstria i kthen pergjigje SPAK-ut. Del e-maili, deklarata e ministrise thote qe ka patur nje zjarr nga pakujdesia e nje punonjesi dhe qe ka patur masa administrative ndaj shkaktarit te zjarrit. A nuk lene pak si shume per te dyshuar?

  10. NESE PRISNI TE NDODHTE NDRYSHE JENI VEÇSE GOMERE PEQINI .
    UNE AKUZOJ , TI AKUZON DHE SE BASHKU VJEDHIM KETA GOMERE QE JANE NDARE TAMAM SI AJO BAJGA NGA RROTA E QERRES . NJE BLEGERIM PER POLITIKANET TANE HAJDUTE QE SI TABELE QITJE KANE BYTHET TONA .

  11. Pse nuk ra zjarr diku tjeter ose ne ndonje Ministri tjeter por tamam tek zyra e Prokurimeve qe u perfol per tendera korruptive dhe sekret. Nejse e pasken studjuar mire “Arturo UI” dhe Xhivolas se rilindjes ju dha nje verejtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *