• |
ide | kryesore

Pesë lojtarë pozitivë me Covid 19 në Spanjë: 16% e lojtarëve janë imunë

-Instant, Sport, Video



Pesë lojtarë të Liga e Segunda Division janë gjetur pozitivë me Covid 19 pas tamponeve të kryera përpara nisjes së stërvitjeve personale. Bëhet fjalë për lojtarë të gjithë pa simptoma e në fazën finale të sëmundjes, identiteti i të cilëve – specifikon La Liga në komunikatë – nuk është bërë i njohur konform ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Mes zbulimeve gazetareske e pranimeve nga vetë lojtarët janë mësuar katër emra: Renan Lodi (Atletico Madrid), Alex Remiro (Real Sociedad), Yangel Herrera (Granada) e Joel Robles (Betis). Këto të dhëna janë transferuar nga La Liga në Këshillin sportiv superior (CSD) e Ministrinë e shëndetësisë. Idea është që kampionati të nisë në 12 qershor kur të jetë bërë më shumë se një muaj stërvitje, kohë e rekomanduar nga autoritet sanitare. Data nuk është aprovuar ende nga Ministria e Shëndetësisë, por klubet janë lajmëruar, ndërsa në 19 qershor është data alternative.

Sipas “Tiempo de Juego”, janë rreth 160 futbollistë imunë, që do të thotë rreth 16% mes mbi 1.000 lojtarëve mes Divizionit të Parë e të Dytë. Mes këtyre, si e kanë pranuar vetë në rrjetet sociale, janë futbollistët e Betis Alfonso Pedraza e Juanmi Jimenez. Pesë lojtarët pozitivë kanë vetëm pak rrufë, kështu që mund të përfshihen shpejt me grupin. Sipas protokollit të sigurisë, lojtarët e infektuar duhet të bëjnë karantinën në shtëpi, duke zhvilluar të njëjtën ngarkesë fizike që kanë bërë deri tani, duke ndjekur instruksionet e klubit, për ata që janë futbollistë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *