• |
ide | kryesore

Protesta kundër masave të COVID-19 në Gjermani, sulmohen gazetarët

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit

Protestues nga të gjitha ngjyrimet politike po dalin në rrugë në Gjermani kundër kufizimeve të koronës. Ajo që bashkon protestat është refuzimi i mediave të njohura. Kjo po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për gazetarët.

Në Gjermani po rritet rezistenca ndaj masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronës. Kufizimet e të drejtave themelore janë masive, thonë kritikët. Shumë prej tyre, qysh tani, kanë frikë se mos vaksinimi bëhet me detyrim, megjithëse vaksina nuk është ende në qarkullim.


Të shtunën pati disa protesta me nga mijëra njerëz në Stuttgart, Berlin, Mynih. Ne Berlin policia ndali disa qindra protestues dhe hodhi spray për t’i shpërndarë. Ndërkohë edhe gazetarët po bëhen objekte sulmi. Në Berlin u sulmuan kështu gjatë javës së kaluar dy ekipe televizive.

Më 1 maj u sulmuan bashkëpunëtorët e stacionit televiziv, ZDF, teksa filmonin një “demonstratë higjiene” për një emision satirik. Pas pak, ekipi u sulmua – ndoshta nga njerëz që i përkisnin skenës së majtë. Sidoqoftë, hetimi ishte i vështirë, njoftoi policia, sepse dëshmitë ishin kundërthënëse. Incidenti shkaktoi indinjatë në të gjithë Gjermaninë. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, u shpreh tepër i tronditur në twitter.

Vetëm një ditë para sulmit ndaj gazetarëve, më 30 prill, ish-prezantuesi i radios Berlin-Brandenburg (rbb), Ken Jebsen, kishte publikuar një koment në faqen e tij të internetit, “KenFM”, ku përhap rregullisht teori konspirative. Një autor i quajtur Bernhard Loyen kishte komentuar se ai kishte dëgjuar rastësisht se ZDF donte të gjente në demonstratë disa të rrjedhur dhe të hutuar, për t’u tallur me ta para publikut të etur të ZDF-së. Në median e shërbimit publik, të gjithë ata që dalin në rrugë konsiderohen ose si “teoricienë konspirimesh” ose të hutuar ose nazistë ose të trija së bashku”. Bernhard Loyen pastaj përdor komentin e tij për një apel: “Rezistenca. Rezistenca duhet të rritet. Tani”.

Media si pjesë e një teorie konspirative

Një sulm tjetër ndaj përfaqësuesve të mediave u bë në Berlin po atë javë. Në një takim para ndërtesës së Reichstag-ut, ku merrnin pjesë rreth 400 vetë, njëri prej demonstruesve u shkëput nga turma dhe, sipas policisë, u përpoq të godiste me shkelma një nga bashkëpunëtorët e ekipit të ARD-së. Kundër sulmuesit 46-vjeçar për sulm është bërë një kallëzim penal. Videot e incidentit në Twitter tregojnë se policia reagoi shpejt dhe arrestoi sulmuesin. Tubimin e kishte organizuar kuzhinieri vegan, Attila Hildmann, i cili njihet për teori konspiracioniste. Njëra nga historitë e përhapura prej tij është se virusin e ka përhapur themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates. Hildmann gjithashtu bën rregullisht komente dhe statuse kundër “mediave” në faqen e tij në Facebook.

Një deklaratë që duket se po gjen terrenin e duhur te mbështetësit e tij: thirrja “media e rrenave” i parapriu sulmit ndaj ekipit të ARD-së në demonstratën e organizuar prej tij. Edhe pas sulmit, demonstruesit treguan solidaritet me sulmuesin dhe i kërkuan policisë që ta lirojë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, komentoi në Twitter pas incidentit: “Kush sulmon gazetarët është kundër demokracisë”.

Raportimi kritik i padëshiruar

Gazetarët janë nën presion jo vetëm nga sulmet fizike në mjedisin e kritikëve të koronës. Edhe në Stuttgart, ku u zhvillua demonstrata më e madhe paqësore kundër masave të koronës në Gjermani, të folurit keq për median është pjesë e programit të protestës. Sidomos organizatori i demonstratës, sipërmarrësi, Michael Ballweg, i kritikoi disa media, si ARD dhe RTL, për, sipas tij, raportim të njëanshëm dhe të pasaktë. /DW 

6 Comments

  1. Si protesta juaj e pligjshme die. Ajo zonja qe bene sikur e kane keqtrajtuar duhej te keqtrajtohej dhe ne p.. te saj le te veje. Njerez te shtyre nga opozita dhe Sali Berisha hiqen gjoja se jane shoqeria aktiviste dalin ne proteste kunder masave ruajtese nga koronavirusi.

    1. Nuk ka protest te pa ligjshme o nallban. Mbase i paligjshem je ti, qe i lepin bythen Edit.
      Une nuk e di nga jane shtyre ato qe kane dal ne proteste, mbase dhe nga Berisha, nje pjese, por per nje gje jam i sigurte, qe ti dhe te tjeret si puna jote jane gati te bejne kurban dhe femijet per hater te Partise. Kush u bone ti o trap andikapat te na tregosh neve se nga shtzemi per mendimet tona?
      Nuk eshte faji jone qe ty te shijon kut te shtypin,kur te mjelin si lope, kur ta hip Pushteti.

  2. Pse merzitesh o AS, per komentuesin e ores 15:34, niveli i lirise mvaret nga karrika qe ze bytha qe lepin. Kaq eshte kapaciteti i tij. Ka lindur me te drejten qe te jete skllav i zellshem dhe lirine qe gjuhen ta perdore ne vend te letres higjenike.

  3. Pak ua ka bere Rama ketyre protestuesve tone mosmirenjohes ndaj udheheqesit tone vizionar

    qe me masat e marra, me tolerancen xero ndaj tradhetareve te kesaj lufte qe dalin si pa gje

    te keq e protestojne se Udheheqesi yne i madh e i Paarritshem po na mbron nga armiku.

    Keta perfitojne se Rama eshte zemerbute e shpirt njeriu se po te kish qene ndonje tjeter

    do u kish thyer kockat e brinjet e do ti kish kalbur ne burg per 3o vjet mos te shikonin

    diell me sy. Populli qe ia din vleren ketij udheheqesi e qe po e adhuron si nje perendi

    as nuk i shkon ne mend jo te protestoje po as ti vere ne diskutim masat e marra megjithese

    nje pjese gjithenjer e me e madhe eshte zhytur ne borxhe per kafshaten e gojes.

    Ka me dhjetera mijera te papune qe as nuk i ka lene te kerkojne pune as nuk u ka dhene ndonje

    page qeveria dhe KM, por nuk u ndigjohet zeri i gojes. Kurse keta dalin ne proteste per

    kokerr te qefit. Ta provojne te dalin perseri dhe koken do tua shtypin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu