• |
ide | kryesore

Real Estelì fiton titullin e parë në epokën Covid-19: festë lojtarësh, por rrugët të shkreta

-Instant, Sport



Shkon për Real Estelì, kampioni 2020 i Nikaraguas, titulli i parë i dorëzuar në fushë në kohën e Koronavirus. Bardhekuqtë, pas 1-1 të arritur në finalen e vajtjes, në kthim kanë fituar në fushën e Managua falë golave të Rosas, Ayerdis e Lopez (3-1 përfundimtar), duke fituar titullin. Në përfundim të sfidës, të luajtur me dyer të mbyllura, nuk kanë munguar skenat e festimeve nga ana e fituesve, edhe pse nuk ka patur grumbullime në rrugë, të ndaluara nga autoritetet, lokale e futbollistike.

Megjithatë, shumë anëtarë të ‘Pasion Azul’, grupi ultras i Managua i formuar nga rreth 80 persona, janë grumbulluar në shtëpitë e tyre për ta ndjekur ndeshjen në televizion.

Në pankinë e në anë të fushës të gjithë mbanin maskat mbrojtëse, ashtu si edhe gazetarët prezentë në stadium. “Shpejt do të vijë dita kur do të kthehemi të përqafohemi e të ndjejmë pasionin për ngjyrat që duam në vendin e duhur, shkallët e stadiumit”, shkruhet në një komunikatë të shpërndarë nga ‘Liga Primera’ nikaraguajane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *