• |
ide | kryesore

Servilizmi, arma e Veliajt për të bërë karrierë

-Instant, 2, Ide



Për të garantuar vendin në stacionin e pritjes drejt ambicieve të tij politike, Erion Veliajt i duhet të paguajë. Gjoba, në një qeveri si kjo e Ramës, është të marrë përsipër krimet e shefit. Teatri dhe Unaza e re, janë dy nga pusetat më të ndotura ku kjo qeveri ka ngecur, dhe Veliaj është vetëofruar duke vënë vullnetarisht fytyrën e tij mbi fadroma.

Dy ditë më parë, u publikua një shkresë ku Kryeministri Rama i kalon në pronësi Bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar, çfarë do të thotë se ai e shkarkoi tashmë barrën e vet. Pas reagimeve nga opozita, Veliaj doli menjëherë në deklaratë duke riprodhuar të njëjtat argumentet dylekshe që ka artikuluar në vijimsi. Ai foli përsëri për teatrin si një karakatinë tallashi, kuti shkrepseje fashiste e një bojekt dopolavoro për ushtarët italianë.

Me të njëjtën logjikë parashkollore, ai vazhdoi duke thënë se teatri nuk është godina, por institucioni, çfarë do të thotë se (siç është shprehur edhe herë të tjera), historia nuk qendron tek ndërtesa, por tek ngjarjet. Por në fakt ai nuk mendon kështu për rekuizitën. Duke u ankuar se protestuesit kanë marrë peng reliket e përdorura nga aktorë të mëdhenj si Kadri Roshi, ai kërkoi nga protestuesit ti kthejnë këto objekte. Pra veshjet e Kadri Roshit bartin histori, skena ku ai ka luajtur jo!

Për më tepë ironi, vetëm një ditë më parë Veliaj u shpreh se do të bënte muze shtëpinë e të ndjerit Maks Velo. Në këtë rast, na del se shtëpia si ndërtesë paska vlerë historike, duke na sjellë kujtimin e të ndjerit, ndërsa ndërtesa e teatrit nuk e paska këtë funksion për veprat e luajtura në atë skenë! Dhe, për ti shkuar ironisë deri në fund, ai premton të bëjë muze shtëpinë e Velos, ndërsa vetë i ndjeri sa qe gjallë, ka kërkuar e protestuar që pikërisht Teatri të jetë muze e jo shtëpia e tij!

Të thuash se kompleksi teatror, i ndërtuar nga një arkitekt i madh Italian si Giulio Berte, është një karakatinë tallashi, është aq qesharake sa nuk ia vlen të debatohet. Për këdo të verbuar që mund ti besonte këto deri dje, tashmë nuk ka më dyshime pas vendimit të Europa Nostras për ta renditur atë në vend të parë mes objekteve që ka marrë në mbrojtje. A mos vallë drejtuesit e këtij institucioni kaq serioz e profesional, i cili ka tashmë një dosje të plotë për vlerat arkitekturore e historike të Teatrit Kombëtar, janë nostalgjikë patetikë të instrumentalizuar nga SHQUP-i?

Pra, ndërsa për Veliajn kjo godinë është një karrakatinë, për institucionin më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Europiane ajo përbën një “vlerë e trashëgimisë kulturore europiane”. E kjo jo vetëm për Europa Nostra-n, por tashmë edhe për një masë të madhe artistësh, trupash teatrore, e madje deri tek fitues të çmimit nobel, nëpër Europë, të cilët janë solidarizuar me protestën, duke dërguar letra e peticione në mbrotje të teatrit.

Sigurisht, Veliaj e ka plotësisht të qartë se broçkullat e tij nuk i ha kush, sado që ai mundohet ti thotë serbes e pa iu dridhur qerpiku (duke rrezikuar madje në çdo moment t’ia plasë të qeshurës në mes të fjalimit). Ai e di shumë mirë që vetëm humb nga kjo histori, por kjo është një valle e cila duhet hequr deri në fund. Qeveria nuk mund të pranojë se u gjunjëzua nga një grusht njerëzish që qendrojnë kokëfortë në shesh, ndaj duhet t’ia ngarkojë dikujt faturën. Sidomos tani, me krizën ekonomike që po vjen, Ramës i duhet një rrufepritës për të tërhequr vëmendjen e pakënaqësisë popullore.

Pro kjo, gjithsesi nuk do të shkojë dot gjatë. Ata e dinë se nuk mund t’ia dalin dot me këtë kauzë, e cila sa vjen e po gjen më shumë mbështetje, tashmë edhe tek ndërkombëtarët. E vetmja gjë që mund të bëjnë, është ta shtyjnë edhe ca, siç kanë bërë tashmë prej më shumë se dy vjetësh.

© SYRI.net



14 Comments

  1. DHE JA KA PA HAJRIN , SEPSE JETOJME NE NJE VEND KU ASKUSH NUK DENOHET BILES E KUNDERTA ESHTE ME E MUNDUR .

  2. Kur per hipokritin tregojne,
    ketej nga e jona Shqiperia,
    perdorin frazen standarte
    “qesh tamam si Erion Velia”
    se s’qesh por ngerdheshet,
    ky rrenacaku paturpesisht,
    nuk skuqet a zverdhet fare,
    nga ato rrenat e tij me bisht,
    “ben priftin me barre” ketij i thon,
    Griselden e Roshit asnje s’e harron.

  3. Lali plehu eshte nje qenie njerzore pa shtylle kurrizore , NJE VEMJE !!!
    Eshte prapambetje humane,qenie qe vetem ne Shqiperi jeton!

  4. Policia gjermane thotë se më shumë se njëqind njerëz janë arrestuar në protesta kundër masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi disa nga mitingjet e mbajtura të shtunën u shndërruan në dhunë.Ky lepirsi mertiri i lulushit qe dhe ky lepihet per pak kariere

    1. Por oraret e kufizimit nuk fillojne ne Gjermani e askund tjeter ne ora 17.30 si ka vendosur ky bythqiri i Surrelit or Ethem Lalaj Gomarica madhore e komenteve pa pagese te Rames. Se si Ethem Lalaj te doli boja, tani si – i paemer – te pakten mund ta marresh ndonje kocke andej nga Bashkia. Hajt, te fala nga shtepia dhe…kujdes prapanicen!

  5. Dridhen e perdridhen te njetat gjera, nga kanalistet, e… asgje nuk ndryshon! Ah po! Me falni ndryshon data dhe kanalisti! Tallen me ne keta, apo na tregojne nivelin e tyre intelektual te njohurive politike, apo e e bjene per para! Sespe ta konstatosh te keqijat ne kete mutqeveri nuk eshte zotesi, sepse ajo vetem pune te keqija ben, e vjedh qe prej tete vjetesh! Pra o miq, te vete deklaruar analiste ( dmth më një anë), ju beni verejtje qe te gjiha jane te drejta, por nuk jepni solucion! Prandaj dhe une guxoj tu quaj te tille! Nuk e di se si eshte kjo pune ! Po hajt, po mbushim gazetat e xhepat, se solucionet nuk i themi dot! Ajo ” Freedom house” paska te drejte qe Shqiperine e ka vene ne vendin njeqind e kusur per çensure!

  6. Velia duhet te shihet si e keqja me e madhe e ketij kombi. mjafti 99neshi pasataj ps regjizori i gresildes se kavajes ky i paskrupellt qe thote qe TIRANA KA NISUR JETEN ME ARDHJEN E KETI NE PUSHTET POR PALLAT SHUMKATESHE PER RRUGET E NGUSHTUARA PER KJOSKAT PER VJEDHJET MARRAMENDESE ME TENDERAT ME TAKAST E RITURA ME UJINE E RRITUR DHE THOSHTE SIKUR KY KISHTE NDERTUAR BOVILLEN DHE NE FAKET KISHTE NDERTUAR NJE KANAL DHE NJE PISHIN KAQ FOND ISHTE DHE BENTE SIKUR KISHTE BERE TUNELIN E ELBASANIT DHE TE KALIMASHIT KY MASHTRUES ORDINER KY DUHET TE NDALOHET ME TE VERTET SEPSE KY ESHTE SEKTI ME I KEQ MBI TOKE.

  7. I vetmi profesion apo zanat i çertifikuar i ketij genjeshtari patetik te bashkise tirane eshte zvarritja me jargavitje . Nje butak , nje krijese e peshtire . Ky eshte simboli i gjerave me negative qe mund te kete nje njeri . Thone qe Zoti ne toke ka hedhur 99 te keqija . Kusha ka nje , kush ka dy e kush edhe me shume , ndersa ky i vetem ka 100 te keqija .

  8. Ne kohen e komunizmit ka qene nje batute: E akuzuan dike ne mbledhjen me klasen puntore se ishte servil. E detyruan ti pergjigjej kesaj akuze. Ai u çua nga vendi e tha: Shoke eshte e vertete qe jam servil, por une ja kam pa hajrin!!!

  9. Sa bosh ka mbetur partia e “idealistëve, dhe e të djathtëve”, e atyre që pretendojnë se dikur “rrëzuan diktaturën enveriste” por që në fakt përjetojnë sot, një diktaturë tjetër çdo ditë brënda vehtes. Mblidhi Lulzim, mblidhi “pesë kamberë në një derë”, gjithmonë kur të duhet tu tregosh përralla dimri, por të paktën tregohu edhe i sinqertë me ata, shpjegoi pse Doktori nuk ta jep “vulën” e PD, dhe nuk të bën edhe ty kryetar me mandat fulltime, për të qenë i barabartë me shokët,per ty ethen lalajn

  10. Këto janë dy pika ku PD nuk hap rrugë në pritje të një pazari. Pretendimet e tjera që ngre, jo qeveri teknike, jo mos dëgjimi i zërave për ndryshim sistemi, përjashtimi i opozitës parlamentare, apo incidentet që prodhojnë në tryeza, janë përpjekje për të krijuar klimë nervoze para miratimit përfundimtar të draftit, me shpresë se Edi Rama do lodhet dhe do thërrasë Bashën për një pazar.

  11. Nuk eshte vetem Edi Rama e Erion Velia; eshte perandoria e krimit qe e ka emrin rilindje pas se ciles fshihen Ndrageta dhe llumi i mbetur nga organizatat e tjera mafioze, Soros i fshehur pas gjenerates X dhe disa kukulla qe quhen gjasme Europe, Bochart e Soreka dhe nen masken e demokracise nje ambasadore amerikane dhe nje France e Austri me pelerine sorosiane!
    U shofshi te gjithe sa jeni se Shqiperia eshte bere prostituta ku ju lepiheni !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *