• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative për koronavirusin shqetësojnë Gjermaninë

-Instant, F1, Planet



Disa politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga shtimi i teorive konspirative në kohët e Coronës. “Përfytyrimi, se pandemia është shkaktuar qëllimisht, për të kontrolluar popullin, dhe se pas kësaj fshihet Bill Gates apo fuqi të tjera të errëta, po arrin deri në mesin e shoqërisë”, i tha ministri i Punëve të Brendshme të landit të Tyringisë, Georg Maier (SPD) revistës gjermane “Der Spiegel”. “Në këtë pikë protesta kthehet shpejt në antisemitiste.”

Shqetësim përbëjnë për kreun e Konferencës së Ministrave të Punëve të Brendshme të Landeve” gjermane edhe demonstratat aktuale. “Kur njerëzit ushtrojnë kritikë, natyrisht që nuk ka asnjë problem”, tha Maier. “Ajo që na alarmon është përpjekja e ekstremistëve për të marrë peng protestat.” Politikani socialdemokrat kërkon ta vërë këtë temë në axhendën e takimit të ardhshëm të ministrave të Punëve të Brendshme.

Luftë informacioni në mbarë botën

Kurse senatori për çështjet e brendshme, Andreas Geisel, SPD tha për të ashtuquajturat demonstratat e higjienës. “E rrezikshmja aty është që këta persona arrijnë edhe njerëz që janë besnikë të kushtetutës.” Ata instrumentalizohen kështu për përhapjen e teorive konspirative.

Markus Kerber, sekretar shteti në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme vëren „një luftë informacioni në mbarë botën” për shkak të pandemisë. Po ashtu vihet re edhe një rritje e dezinformimit e propagandës nga jashtë. Ndërkohë teoritë konspirative përhapen edhe brenda vendit. „Kundër kësaj ne duhet të veprojmë me fakte, transparecë dhe mbrojtjes e shkencës”, tha Kerber. Krizat afatgjata janë terren i mirë ushqyes për teoritë konspirative. /DW



5 Comments

  1. Qe esht bill gatesi demokratet e usas bashk me soj e sorollopet sorosian kjo nuk diskutohet se i ka rene era me kohe po u rente atyre e familjve te tyre damllaja se bill gatesi e ka thene hapur qe duhet te reduktohet popullsia globale sepse co2 eshte rritur mbinorme u bene ata te vene rregullat ne toke ka kush merret me ate pune jo keta krimba kriminela te pashpirt me madken e bamiresit

  2. ne ket bote ,te krijuar nga zoti mallerishem sejili esht peng i vepres se vet,per tu shperblyer apo ndeshkuar prej tije thotë:

    mosonet komplotistet iluminantet elita fsheht ran ne kurthin e tyre ,ter bota do tu rrenohet mbi koke,

  3. Kur i del era pislleqeve qe gatuajn maskarenjte ne pushtet i vejn emrin teori konspirative. Muti ka marre rruget keta thojn esht teori konspirative se nuk esht mut eshte hallve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *