• |
ide | kryesore

Apartamente, biznese dhe “X5”/ Sekuestrohen 3.7 milionë € pasuri të dy vëllezërve në Tiranë

Lajme, Të fundit



Me kërkesë të policisë së Tiranës pas një hetimi 1-vjeçar gjykata ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 3.7 mln euro të dy vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha 42 vjeç dhe 43 vjeç, banues në Tiranë.

Policia deklaron se Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në Belgjikë, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Po sipas policisë, Edmond Hoxha ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Në këtë dosje Edmond Hoxha ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

Pasuria e sekuestruar

4 apartamente në Tiranë
2 apartamente në Sarandë
1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë
1 njësi tregtare
1 palestër
7 garazhe
2 aktivitete biznesi në Tiranë
4 automjete BMW X5
Llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë

Hetimi për pastrimin e parave vijon. Policia njofton se në funksion të planit operacional “Investimi”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifikuar/zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre vëllezërve dhe familjarëve të tyre, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.



2 Comments

  1. Ore po sikur u fol se ligji per sekuestrimin e pasurive te kriminelve qe nuk e justifikojne dot ate , dhe aksjoni policor ishte thjesht nje show i Rames dhe qe nuk do zgjaste me shume se 3 jave.
    Si eshteg e mundur qe …… u sekuestruan ….

  2. Se nuk ua mba prapanica te djallezuareve rilindas qe te pranojne propozimet e opozites. Kjo dihet qe ata rilindas qe vodhen, duan te vjedhin prape, Kete e kane model e shpikje te tyre,Mire si rit vjedhje, por e kane ne gjak si ne cdo fushe tjater,Mendimin do e kisha qe edhe opozita mos te ulesh ne tavoline me hajdutin, pa dale e drejta nga prokuroria, apo gjykata, ai duhet te bojkotohet si person, e te mos pranohet ne marreveshje. Marifetcinj qe pas sensusit, ata te hane pas kraheve, jane qener qe nuk lehin , por te shqyejne tines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *