• |
ide | kryesore

Del raporti/ Këshilli i Europës, “shuplakë” Ramës për lirinë e mediave

-Instant, Lajme, Të fundit



Raporti vjetor i Platformës së Këshillit të Europës për të Promovuar dhe Mbrojtur Gazetarinë dhe Sigurinë e Gazetarëve (2020), ka nxirë qeverinë shqiptare në lidhje me sjelljen ndaj medias.

Në raportin e publikuar theksohen të gjitha rastet, kur qeveria e Edi Ramës ka urdhëruar mbyllje emisionesh dhe mediash online, të cilat kanë qenë kritike ndaj tij.

Pjesë nga raporti për Shqipërinë

34 alarme në 11 vende në lidhje me dhunën kundër ose pengimin e gazetarëve gjatë protestave, tubimeve dhe ngjarjeve të tjera publike. Ato përfshijnë sulme fizike ndaj gazetarëve, shkatërrim të pajisjeve profesionale dhe arrestime ose ndalime. Kjo rritje e dhunës anti-media në tubimet publike përfaqësoi rritjen më të mprehtë të të gjitha kategorive të alarmeve në vitin 2019, duke reflektuar kulmin e sulmeve në rrugë qoftë nga policia ose nga protestuesit dhe aktivistët në pjesë të ndryshme të Evropës. Sulmet fizike nga autoritetet ligjzbatuese u pasqyruan në Platformë në lidhje me përplasjet në Shqipëri, Bullgari, Francë, Itali dhe Federatën Ruse.

Liritë në median online

Alarmet e dhëna në vitin 2019 për Shqipërinë, Turqinë dhe Ukrainën, nxorën në pah vendimet gjyqësore ose rregullatore që bllokojnë aksesin në faqet e internetit që përmbajnë lajme dhe informacione. Në korrik, një gjykatës në Turqi bllokoi aksesin në 136 faqe interneti, përfshirë portalet e lajmeve, si dhe dhjetëra llogari të mediave sociale.

Më 1 dhjetor, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama urdhëroi Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të bllokojë portalet e lajmeve në internet me justifikimin e shpërndarjes së’lajmeve të rreme’, që shkaktuan panik pas tërmetit shkatërrimtar.

Probleme të ngjashme u raportuan në shumë shtete anëtare: Gazetarët gjithashtu u kërcënuan, sulmuan ose arrestuan gjatë demonstratave në Katalonja (Spanjë); në Turqi gjatë protestave kundër operacioneve ushtarake në Siri dhe kundër shkarkimit të kryebashkiakëve të zgjedhur në qytete të juglindjes së vendit; gjatë protestave kundër korrupsionit dhe politikave publike në Shqipëri dhe Azerbajxhan, dhe në vazhdën e zgjedhjeve lokale në Federatën Ruse.

Në Shqipëri, gazetarja britanike Alice Taylor ishte subjekt i një fushate sulmesh e shpifjesh në internet, pasi foli për ‘Russia Today’ lidhur me protestat në vend.

Alarmet e reja në vitin 2019 që sinjalizuan përkeqësimin e kushteve të punës së gazetarëve në Shqipëri.

Në fund të dhjetorit 2019 kishte 11 alarme aktive për Shqipërinë, me 7 raste të reja të paraqitura në Platformë në vitin 2019, krahasuar me vetëm 1 në vitin 2018. Kjo rritje e dukshme sinjalizon një përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në vend.

Katër alarme kishin në fokus ngacmimin dhe frikësimin e gazetarëve, përfshirë dhunën fizike. Një gazetare britanike, Alice Taylor, e cila punon për portalin në internet Exit.al, ishte shënjestra e një fushate shpifjesh pas deklaratës që ajo dha për ‘Russia Today’. Portalet lokale publikuan foto ku akuzonin gazetaren se kishte lidhje dhe ishte e paguar nga Rusia, teksa pretendohej se portali i saj ishte i lidhur me një parti opozitare.

Më 13 prill 2019, disa gazetarë u lënduan kur policia shqiptare hodhi gaz lotsjellës drejt turmës së njerëzve gjatë një demonstrate në Tiranë. Një reporter thuajse humbi ndjenjat nga gazi lotsjellës dhe ishte i paaftë për të bërë punën e tij. Një tjetër u godit në kokë me një shkop metalik. Dyshohej se personi që e goditi ishte oficer policie. Autoritetet shqiptare iu përgjigjën alarmit në qershor, duke thënë se në asnjë rast policia nuk kishte ushtruar dhunë ndaj gazetarëve apo kameramanëve.

Më 29 qershor 2019, gazetari dhe kameramani Enver Doçi i televizionit ‘Neës 24’ u sulmua nga oficerët e policisë, ndërsa po filmonte arrestimin e demonstruesve në Dibër. Raportohet se policia e goditi dhunshëm në këmbë dhe në njërin krah. Policia e Shtetit iu përgjigj alarmit, duke thënë se i vinte keq për ‘veprimin e pakujdesshëm të kryer nga një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke shtyrë gazetarin Enver Doçi, teksa ai ishte duke filmuar operacionin policor’.

Televizioni ‘News 24’ njoftoi mbylljen e dy emisioneve: ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit dhe ‘Krasta/A Shoë’ të Adi Krastës. Të dyja emisionet ishin kritike ndaj Kryeministrit Edi Rama. Gazetari Adi Krasta e kishte ndërprerë punën me emisionin e tij, pas raportimeve se presidenti i ‘News 24’, Irfan Hysenbelliu, ishte ‘kërcënuar’ nga Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Çani zbuloi se Kryeministri kishte takuar pronarin e ‘News 24’ për të kërkuar shkarkimin e gazetarit Ylli Rakipi nga detyra në këtë televizion, duke e paralajmëruar se edhe Adi Krasta kishte të ngjarë të humbiste punën e tij.

Këshilli Shqiptar i Mediave, një OJQ që përbëhet nga gazetarë dhe profesionistë të mediave, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se shfrytëzoi situatën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për të mbyllur ose bllokuar mediat kritike në internet. Më 30 nëntor 2019, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bllokoi portalin e lajmeve ‘joqalbania.com’.

Një tjetër çështje madhore në Shqipëri ishte edhe një seri ndryshimesh ligjore në ligjet nr. 9918 ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’ dhe nr. 97/2013 ‘Për median audio-vizuale në Republikën e Shqipërisë’, që do t’u jepnin më shumë fuqi autoriteteve shtetërore për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online.

Ky legjislacion u prezantua si paketa ‘anti-shpifje’ dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë më 3 korrik 2019. Në dhjetor 2019, Parlamenti shqiptar miratoi këto ndryshime ligjore me shumicë të madhe votash. Organizatat për lirinë e mediave paralajmëruan se paketa ligjore do të zëvendësojë vetë-rregullimin aktual të mediave online me rregullore të përcaktuara nga autoritetet shtetërore, duke refuzuar ndryshimet e minutës së fundit, që u cilësuan si ‘kozmetike’. Pasi Presidenti shqiptar i ktheu ligjet për shqyrtim, shumica parlamentare ra dakord të presë mendimin e Komisionit të Venecias përpara se të votonte paketën legjislative me një procedurë të përshpejtuar në mars 2020.



21 Comments

  1. Ja fusin kot se Sokol Palla rilindasi i vogel dhe ca te tjere nuk e kane ndjere kte presion…ora nuk e ekziston…pysni dhe Boleinon

  2. Se mos kane pasur liri mediat kur bosi i juaj ka qene kryeminister. Atehere ka qene me keq se sot por juve nuk ja u mbane ta thoni kete se ju pritet financimi.

    1. Bosi kujt o shkerdhat, fakti qe ti e shet bythen nuk do te thote qe te gjith ne e bejme.
      Mu nuk me rruhet trapi fare si ka qen perpara, me intereson si eshte tani, jo po hajde krahasouni me kohen e Enverit, njerez legena, pa pik dinjiteti

      1. O AS se emrin e ke me te bukur se goja, Berisha eshte kelyshi me i poshter edhe se Enveri edhe kete edi edhe vete ai, Rama ka te meta, por eshte 100 here me i mire se keta qe kerkojne ta mundin, Kryemadhi qe po vdes per buke me femit qe studiojn jashte apo meta me varse floriri qe po ta hedhesh ne dete mbytet edhe vetem vinci e nxjere larte, basha qe ka qene kiniste edhe kryetare bashkie qe ka vjedhur edhe ne bashki flinte, aman mos na ofendoni me keto figura, se me te lehte e ka gomari te luftoje Ramen se keta kelyshat e lyer me gjakun e popullit qe e kane rjepur ate

  3. Ja futin kot.KM e do aq shume median sa ka krijuar dhe vete nje te tille ERTV, ka ndihmuar Bolinon duke i falur prona shteterore per te bere propagande pro qeverise ,biles ka ndihmuar financiarisht dhe gazetarin Mero Baze duke i dhene financime per shkollen e te birit(kuptohet kundrejt mburjeve per qeverine).Po ketu nuk mbetet pas as mutacioni i tij Veliaj duke punesuar dy gazetare Kazanin dhe Bleten punetore kuptohet kushtet per sufllaqet jane te njejta sa me bukur duhet te paraqesin punet e qeverise.Po keshtu ka ndihmuar Hysenbelliun duke hequr Rakipin dhe Krasten vetem e vetem per uljen e shpenzimeve ne kete kohe krize.Gabim beri vetem me ate italianin qe i mbylli televizionin por dhe atij do i japim nja 150 milion euro ( nje qime …) dhe keshtu e kemi ndihmuar dhe ate indirekt.Tani pas ketyre fakteve nxirni vete konkluzionin : e ka penguar apo ndihmuar KM median?

  4. Per lirine e mediave?! Te kujt media?! te blushit te hysenbelliut te ulajt te sales te metes te bashes ?????!!!!!! Apo te kellires ertvmk?! Jemi pa gjykate kushtetuse pa drejtsi dhe me ndryshime te kodit penal me heqjen e te drejtave themelore te njeriut .!!! A kane baxhot e ke ndonje fjale per kete megjithe mender avokaten e popullit ?! mediat e vasilit e te fevso qyrtykut sa te kene organet femrore te ences ne ekrane ne rregull jane. Apo nuk jane?! Kete shqiperi e kan kthyer ne nje bordellore te vertete per te zezen e te gjitheve dhe turpin e tyre dhe te atyre qe i sherbejn per para.

  5. Qenkemi baraz me francen,asgje per tu shqetsuar o shpellkare tani qe keni dhe syrin e Qimit te zenit te salihut ne pallatin e metes e mones gjerat rregullohen

  6. Salih karaxhic berisha president nga trashigimtari ramiz alia marveshja e Triestes 92 berisha humb zgjedhjet lokale pastaj vjen,shkatarrim i prones publike per skrap vjedhje92-94,rrezohet kushtetuta e familjes berisha me vote nga populli,95-96lulzim i kapitalizmit berishian Piramidat vjedhje e 2miliard dollare popullit,salihu 96 fiton zgjedhjet me vjedhje ne 96% te votimit,janar 97 fillon luften veri jug hapen te gjitha pikat ushtarake ku mbahej armatim shteti i berishes shkermoqet per tre muaj,vriten nga shpellkaret e salihut 3000 njerez ne te gjithe vendi,europa vendos ardhjen e nje force ushtarake nga 18 vendet be,salihu kerkon te arratiset,por me ndihmen e izetit mbyllet ne presidence deri ne marveshjen e detyryshme te 9 marsit,97 zgjidhet president nga kuvendi i votave te vjedhura per se dyti,grusht 97 largohet nga presidenca si kriminel,5 vjet reprezalje i te gjithe atyre qe krijuan pd,reprezalja u be nga krahu i djathte gazidede,98 vrasjen e azem hajdarit dhe organizimin e grushtit te shtetit vjedhjen e tankut ne garde dhe mbajtjen dy muaj para selise se pd,salih humb zgjedhjet rresht lokale e parlamentare,2005 mbas marveshjes me nanon e meten vjen ne pushtet si i rinuar,por vesi del me shpirtin,projekti i shkatarrimit fillon fuqishem dhe ne qeveri afrohet Serbi Damir Fazllic qytetet bregdetare filluan shkatarrimin dhe vjedhjen e pronave,2007 filloje Vjedhja e shekullit rr kombit 60 km rruge 1.3 miliard euro,2008 gerdeci 30te vdekur 300 te plagosur dhe 460 shtepi te shkatarruara bilanc Lufte kjo ben qe hollivudi te bej film per Sy peshkaqenin e salihut,2009zgjedhje te vjedhura dhe kualicion me floririn Meta kater vjet Korrupsion gjigant i dyshes berisha-meta cez tia ndertime pa fund ne vijen bregdetare lufte me pronaret e tokave,2011 vrasje per kenaqesi te salih karaxhic berisha i ndihmuar nga lululzim basha etj te kater qytetareve me duar ne xhepa,salihu deklaron se do vriste dhe 300 njerez,maj 2011 vjedhja e zgjedhjeve ne tirone nga i gjithe shteti polici ushtrine shik shpellkare te ardhur nga kosova,romet komunistet kqz gjykata shkalles pare e apel ne funksion te salih karaxhic berishes dhe ne fund basha me dhune e kurbanin e nje dashi behet kryetar bashkie,2011-2013,erdhi fundi 467 koncesione te dhena nga salihu,kapja e drejtesise qe do ti sherbente pas largimit te pushtetit si nje Qen te ngordhur,7 vjet qe vjell e vjell vrer,qe kerkon Gjak kudo shikon varre arkivole,kerkon revoluciono demokratiko komunisto,ne vija te pergjitheshme ishin krimet e salih karaxhic berisha.

  7. “Shuplakë” Ramës për lirinë e mediave , “shuplakë” Ramës për lirine e fjales , “shuplakë” Ramës për lirinë e ….. “shuplakë” andej e “shuplakë” ketej por i gjati ine qendron si istikam i palekundur dhe justifikon çdo gje me arsyetimet e tij donkishoteske . Ketij nuk ka me vend se ku ti japesh “shuplakat” se i eshte bere trupi plage por prape ky ne mendjen e tij ngelet “heroi” “komandanti” “ylli polar” i ketij vendi , biles i gjati ine eshte i bindur se po iku ky ne kete vend nuk ka per te lindur më dielli . Edhe pse megallomania , harbuteria dhe çdo perversitet i tij ka arritur kulmin ky prape del i lare e i shplare sipas kaplloqes se tij , ky nuk ka me as turp e as cipee as nder .
    Shtate here me rrahen , shtate here me perdhunuan por nderin dhe burrerine asnjehere nuk e humba –ky eshte mender edi rama .

  8. YMER GELBAZA DHE CA ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA NUK E PUBLIKOJN KETE RAPORT thotë:

    ZAGARET E TREDHUR DHE TE PAGUAR NGA EDI RAMA DHE LAL ERI NUKE PUBLIKOJN RAPORTIN FARE,POR MEREN ME BREKET E ARMINA MEVLANIT DHE SHKELZEN BERISHES,

    1. TURP . Akoma e lexon meushen ti ? Ti nuk duhet ta hapesh fare ate faqe , le te shkerdhehn me njera tjerten kurvat e kuqe .

  9. Raporti ja ka fut kot, duket qarte qe Keshilli i Europes shperdoron parate e taksapagusve Europiane, pas ne Shqiperi nuk ka fare media te pa varur. Edhe ato pak qe ishin, tani nuk ekzistojne me, i mbylli Palloshi.
    Gjithsesi rilindasit do thone kazan dhe per KE ose do thone qe fajin e ka Berisha dhe asgje nuk ka per te ndryshuar.

  10. E kuptoni pra se cfare karoministri ka Shqiperia. Po si nuk lexova ndonje emer shteti nga ato qe shet pordh ky kari jone, por vetem turqine, sirine, bjellorusine. Keto I bie te jene vendet me demokratike ne bote sipas filozofise se karit dhe mbani mend kur te dale te lavderohet

  11. Sihariq i madh, u shtuan makinat e policise. Gjindja qelbistanase gjithe jeten o polica, o oficera, o sigurimsa.
    Dhe hajdutlliku vazhdon.

  12. Po nor.mal. tani ka veshur dhe kalamojt e rruges me uniforma pa nr e policit ei ka leshu rrugeve si qener sufllaqesh krenare per mender punen qe bejne k….t.

  13. Shuplakat qe vazhdojne te dalin nje e nga nje, tregon se edhe autoriteti e simpatia per idiotin KM, eshte sfumuar, e gjithesesi edhe europa mendon qe ky eshte megalloman, i pa ndergjegjeshem mbasi me sa duket e kane pare e vrojtuar qe eshte mashtrues klasik, i modelit te baballareve e dajove te vet.Kete idiot, e kane mbuluar kritikat, e keshillat nga bota, por te tera ky larosh, ose pallosh, i quan te shoqerive, apo organizatave jo qeveritare. Edhe me kete term tregohet qe eshte axhami, ne kontekstin demokratik, sepse edhe sikur nje person kur te ben vrejtje, apo te korigjon, duhet ta marresh te vertete e te ndreqesh, ca mund te ndreqesh, por ketij kallamishti i ka ikur palca, andaj tani qendron ne forcen e thatesires, e te shtyje, sa te shtyje, me llafo_politikat kuturru qe mashtron nje pjese nga ne si popull, apo servilet e zorraxhinjte qe i bejne fresk. Ky KM eshte me i djallezuari e me hipokriti qe ka patur der me sot vendi, eshte banditi, hajduti, imorali me obskurant qe ka qene ne pushtet, kete ta dine zorraxhinjte mire, e ta mbajne mend, sepse der me sot, 7 vjet, vetem ka vjedhur, droge, e mashtrim.

  14. Paradokohe, një qen e bir qeni enverist, një palo inxhinjer lab që Zheji e thërret në emisionin e tij 360 gradë, në debat me një ish drejtues të lartë të PD, deklaroi publikisht se ne e patëm fajjin që nuk ju zhdukëm tërësisht ju antikomunistët.
    Nuk ishte ngopur ky maskara kriminel sadist, me vrasjet masive të mijra shqiptarëve që nuk e donin regjimin enverist, pjellë e serbëve e rusëve.
    Ashtu siç u ndëshkuan kriminelët sadistë nazistë e fashistë pas Luftës së dytë botërore, ka një rezolutë të Këshillit të Euuropës që kërkon edhe dënimin e kriminelëve të diktaturave komuniste..
    Normalisht, ai inxhinjeri që përmenda më sipër, duhej të ishte arrestuar menjëherë nga drejtësia shqiptare e të jepte llogari për deklaratat e tij kriminale.
    Nuk ka sepse të bëhen krahasime në qëndrimin ndaj mediave , midis Berishës e Ramës.
    Nuk e kemi dëgjuar asnjëherë Berishën që në debate publike në media, të ofendojë e shajë me fjalor të ndyrë ndonjë gazetar,
    Janë dëshmitarë gjithë shqiptarët se sa baltë ka hedhur një palo gazetar si Mero Baze kundër Berishës e sa shpifje të ndyra ka sajuar në gazetën e tij për familjen e liderit të PD.
    A e keni dëgjuar ndonjëhere Berishën që të meret me Mero Gëlbazën e ta shajë ate siç bën Rama duke i quajtur kazanë plehrash të gjithë gazetarët që e kritikojnë ate ?.
    Thjeshtë e ka injoruar fare këtë sharllatan, ashtu siç nuk meret edhe me disa bajga e krimba të ish sigurimit famëkeq që nuk rreshtin ta shajnë me fjalët më të ndyra rrugaçërore në stilin e Ramës me të njejtat palo komente që nëse do të identifikoheshin, do të ndëshkoheshin si nxitës të urrejtjes ndër nacionale e krahinore.
    Është një kafshë këtu në këtë portal, që çdo ditë e pothuaj pas çdo shkrimi, poston një trakt të ndyrë rrugaçëror komunist, duke sharë mbi 70% të popullsisë shqiptare me origjinë malsore me fjalën “shpellk…”.
    Kaq i trashë e injorant është, sa nuk e kupton që me këtë sharrje godet edhe idhullin e tij Rama që Spiropali e quan “Skënderbe”, pasi familja feudale Kastrioti, kanë qenë të gjithë malsorë.
    Del kjo zhabë e ndyrë kënetash e bën kuak-kuak kundër shqiponjave të maleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *