• |
ide | kryesore

Si do të dalim nga kjo krizë?

-Instant, 1, Ide

E vërtetë, nga karantina ku ndodhemi, jeta që kemi lënë, me ato zakonet e përditshme, baret ku pinim kafen e mëngjesit me miqtë, daljet për ndonjë drekë jashtë qytetit, punën së bashku me të tjerë, na duket shumë më e bukur dhe më e dashur se më parë.

Është, prandaj, e natyrshme që ideja e daljes të shoqërohet me dëshirën për t’u kthyer atje ku ishim. Por, kujdes, “atë që ndodh përditë, mos e quani të natyrshme”, thotë Brehti. Në fakt, vetëm pak më thellë po të gërmojmë, do të zbulojmë se kjo që po ndodh sot, – qoftë si shkak i shpërhapjes së virusit, qoftë si pafuqi dhe papërgatitje për ta parandaluar e luftuar, qoftë si përdorim i pandemisë nga pushteti për të kontrolluar edhe më njerëzit- e ka origjinën mu te normalja apo e natyrshmja e djeshme. Prandaj, sot, kudo në botë, krahas kategorisë që mezi pret të kthehet ku ishim, po zgjerohet shumë kategoria e atyre që mendojnë se bota jo vetëm nuk do të jetë më, por as duhet të jetë më ajo që ka qenë.


Çfarë bote do të vijë apo duhet të ndërtojmë, çfarë Europe, çfarë shteti, çfarë demokracie, çfarë ekonomie? Janë pyetje që janë ndërfutur vazhdimisht në mendimet tona në intervalet e informimit mbi kurbat e infektimit, të shërimit e të vdekjeve nga koronavirusi.

* * *
Kategoria e ndryshimit ndahet në të dorëzuarit, të cilët, edhe pse e duan atë, thonë se asgjë nuk do të ndryshojë, pasi shumica syverbër do t’i kthehet asaj që e ka quajtur “e natyrshme”, nga e cila, po të perifrazonim Heiddeggerin, “vetëm një Zot mund të na shpëtojë” dhe ata që shprehin mendimin se e ardhmja do të ndryshojë. Por edhe këta të dytët ndahen në pesimistët që paralajmërojnë se e ardhmja rrezikon të jetë më e keqe se ajo që kemi lënë dhe optimistët që shpresojnë (dhe rekomandojnë se çfarë duhet ndryshuar) që e ardhmja do të jetë më e mirë.

Si pesimistët, edhe optimistët, takohen tek ideja se kriza e pandemisë ka shtruar imperativin e rritjes së rolit të shtetit, por ndërsa të parët shohin këtu rreziqet, të dytët shohin mundësitë. Le t’i shohim cilat janë idetë kryesore të tyre.

RREZIKU PËR MË KEQ

Shqetësimet e pesimistëve nisen nga fakti se situata e krijuar me karantinimin e gjithë shoqërisë ka evokuar fantazmën e “njeriut të zhveshur”, siç e quan Giorgo Agamben, sipas të cilit një shoqëri ku njeriu reduktohet në qenien biologjike, ku synimi për të mbetur gjallë e çon atë te zhveshja e dimensioneve sociale, politike, të humanizmit, afektivitetit, nuk mund të jetë një shoqëri e lirë. Agamben i referohet njeriut në regjimet totalitare, ku rasti më ekstrem ishin të burgosurit politikë, që zhvisheshin deri nga të drejtat më elementare të patjetërsueshme si liritë personale të lëvizjes, të fjalës, të jetës me familjen, të zgjedhjes e pasjes së një pasaporte e ku hebrenjve u zhvishej edhe emri, që u zëvendësohej me një numër. Por evokimi i kësaj fantazme nuk është pa lidhje me situatën që po përjetojmë. Sepse edhe në këtë gjendje të jashtëzakonshme u zhveshëm (apo po na zhveshin, kjo varet si ta shohësh) nga liritë personale dhe nga disa dimensione që janë vetëm të njeriut: kishat e xhamit, ku njeriu zhvillon dimensionin e tij religjioz janë ende bosh. Shkollat e universitetet që e bëjnë homo sapiens janë edhe ato bosh, Parlamenti që e bën homo politicon është bosh. Po ashtu, si qenie sociale, ne sot nuk mund as që të takohemi e jo më të tubohemi e të protestojmë. Gjykatat, që na mbajnë gjallë ndjenjën e drejtësisë, nuk funksionojnë. Një pjesë e mirë nuk mund të punojnë për të siguruar vetë punën e gojës dhe presin të marrin ndonjë ndihmë nga shteti ose filantropët etj.. Pyetja që ngrihet është: deri në ç’masë dhe për sa kohë mund të zhvishemi kësisoj në situata të ngjashme si kjo, pa vënë në rrezik lirinë?

Idetë që po qarkullojnë sot se shtetet autoritare si Kina janë treguar më funksionalë sesa shtetet demokratike në menaxhimin e kësaj krize janë një rrezik që gjendje të jashtëzakonshme si kjo të kthehen në një mundësi të jashtëzakonshme për shtetin autoritar, që, në emër të mbijetesës sonë, por, në fakt, për të forcuar sundimin e vet, të na i bëjë ato të zakonshme. Por nuk mungon as frika e dorëzimit të sigurisë sonë te multinacionalet, që dominojnë ekonominë dixhitale, të cilat, në aleancë me shtetin e kontrolluar fuqimisht prej tyre, të na kthejnë në qenie që jetojnë e punojnë gjithnjë e më virtualisht në emër të interesave të tyre.

SHPRESAT PËR MË MIRË

“Është mëkat të çosh dëm një krizë”, u shpreh Stiglitz, duke folur për pandeminë. Nobelisti nuk resht së rekomanduari ndryshimin e kësaj bote. Shpresat se kjo krizë do të na shtyjë të ndryshojmë, ndërtohen në idenë se ajo do të na shtrëngojë:

Të kthehemi te primati i politikave vizionare mbi ekonominë e udhëhequr nga syverbësia egoistike e tregut.

Të kthehemi te primati i publikes mbi privaten – veçanërisht për sa i përket shëndetit publik.

Të kthehemi te shteti social sovran ose krijimi i një shteti social global kundër liberizmit globalist që i ka kthyer shtetet në menaxhues të interesave të pakicës.

Të garantojmë për të gjithë disa të drejta themelore si ajo e shëndetit falas dhe e arsimit falas.

Të ndalim shfrytëzimin e shkalluar të natyrës, prishjen e ekosistemit – ku shumica gjejnë edhe burimin e këtij virusi të ri.

Të marrim masa ndaj ndotjes globale.

E të tjera.

Të gjitha këto kuptohet se nënkuptojnë rritjen e rolit të shtetit.

CILI SHTET? SI? PSE? – DHE RASTI SHQIPTAR

Kur bëhet fjalë për atë ‘App’-in që mund të instalohet në smartfonët tanë për të na kontrolluar lëvizjet, sipas modelit korean, pyetja shtrohet: cili shtet do t’i ketë në dorë këto aplikacione, si do t’i përdorë ato dhe pse, për të ruajtur shëndetin tonë apo për të kontrolluar liritë tona? I njëjti parim, “cili”, “si”, “pse”, vlen dhe për çdo ndryshim në favor të rritjes së fuqisë së shtetit në menaxhimin e jetës sonë. Atje ku shteti është i qytetarëve, me qytetarët, për qytetarët, fuqizimi i tij nënkupton fuqizimin e demokracisë, atje ku shteti është i pakicës, me pakicën dhe për pakicën, atje fuqizimi i shtetit nënkupton fuqizimin e tiranisë.

Se ku pozicionohet Shqipëria në këtë alternativë u bë edhe më e qartë po të kemi parasysh “Si”-në e menaxhimit të krizës së koronavirusit. Kryeministri i një pakice oligarkësh dhe narkotrafikantësh, që ka shfaqur në mënyrë progresive sjellje të jashtëzakonshme, i thelloi këto sjellje në kushtet e reduktimit tonë në qenie biologjikë, duke thelluar parimin, sipas të cilit: atje ku njerëzit reduktohen në dele, lind nevoja e bariut. Shteti nuk është sjellësi bashkëpunues me qytetarët, por si terrorizues e frikësues i deleve. Arma kryesore që ka përdorur ka qenë karantinimi maksimal dhe ndihmat minimale ekonomike, sanitare, psikologjike: rritja e pushtetit të bariut mbi delet.

Në këto kushte, e gjithë drama e kësaj pandemie që ka shkundur sistemin neoliberist globalist edhe atje ku ai funksionon më mirë, në Shqipëri nuk ka hapur asnjë debat për si dhe çfarë duhet të ndryshojmë. Gjithçka po reduktohet në propagandimin e një “historie suksesi”, ende pa mbaruar pandemia. Nuk mund të ndodhë ndryshe në një regjim që punon sistematikisht dhe kapilarisht për shndërrimin e elitës intelektuale e mediatike në shërbëtore të propagandës së tij. Nga sa duket qartë prapa ekranit, po vazhdon rritja e peshës së parave të pista të krimit në strukturën e pushtetit, forcimi edhe më i pakicës të lidhur gjithnjë e më shumë me qeverinë si dhe varfërimi edhe më i shumicës, një pjesë e mirë e së cilës, në mungesë të aftësisë për t’u organizuar në një opozitë të besueshme, mezi po pret hapjen e kufijve për të emigruar.

Ndryshimet në Shqipëri, për mirë apo për keq, fatkeqësisht kanë ardhur gjithnjë nga jashtë. Kështu ka ndodhur kur ajo u krijua më 1912 (Lufta e Parë Ballkanike). Kështu ndodhi kur u çlirua nga regjimi i Zogut dhe u vendos regjimi komunist (Lufta e II Botërore). Kështu ndodhi kur u çlirua nga regjimi komunist dhe u hodhën themelet e këtij narkoshteti (Mbarimi i Luftës së Ftohtë). Dyshoj se kjo pandemi do të sjellë realisht ndryshime pozitive të botës, që të reflektohen edhe në provincën tonë. Ndoshta, për këtë, do të duhet një krizë edhe më e madhe sesa kjo. Por nëse shqiptarët presin t’i çlirojë bota nga narkoshteti i tyre, që është karikatura më e shëmtuar e sistemi neoliberist globalist, kjo nuk do të ndodhë pasi, në rastin më të mirë, do të vazhdojnë të mbeten skllevër, siç kanë mbetur deri më tani, dhe, në rastin më të keq, sepse kjo flamë që i ka rënë Shqipërisë, deri atëherë do t’i ketë shfarosur shqiptarët.

Panorama.al

12 Comments

  1. Lubonja ne cdo 4 fjale thote: Tha Ai,that ajo,ka then KY ose ajo…na tregon se di shume.
    Lubonja asgje NUK ka ndryshuar,vetem qe kur ndertove To pallat,tjerat u Bene shume interesante.
    Ke kafshuar gje mbreme apo je i palumtur dhe fukara.

  2. So do te dalim nga kjo krize ? Si do ta heqim kemben ne fyt qe qeveria i ka vene popullit dhe

    po i merr shpirtin ? E gjithe historia e njerzimit ka treguar se ka vetem nje rruge, rruge te cilen

    aq bukur na e tregoi Pashko Vasa rreth 150 vjet me pare tek poezia e famshme ” O MOJ SHQYPNI

    E MJERA SHQYPNI”. Cfare ka ndryshuar qe atehere ? Zevendso fjalen “i huaji” me”qeverine tone” dhe

    gjithecka mbetet si atehere. Nje Shqypni me krye ne hi, e rrezuem perdhe, e veshur me crrule dhe

    e mjere, ku sipas bankes boterore mbi 400.000 njerez nuk kane mundesi te hane tre vaktet buke,

    nje Shqypni ku per shkak te depresionit nga gjendja pa rrugedalje ku po e shtyn popullin kjo qeveri

    rreth 200 persona vrasin veten cdo vit,nje Sqqypni ku mbi 80 perqind e te rinjeve kerkojne ne

    cdo forme te ikin nga Shypnia, nje Shqypni ku te gjitha pushtetet i ka ne dore nje njeri i vetem

    dhe kur ti teket te shkel te drejtat me elementare, te rras ne burg pse del jashte, apo te prish

    shtepine per te ndertuar aty oligarket per te pastruar parate e krimit, ne Shqypni e ndare ne

    njeqind “:ceta” parti qe ne nje forme a ne nje tjeter te gjitha thithin nga lopa shtet duke

    percare dhe varferuar edhe me popullin , ku njeri thote jam socialist, tjetri demokrat, jam LSI-st

    disa te tjere. Po jeni vllazen more te mjere -do thoshte Pashko Vasa qe njelloj po u shtypin,

    njelloj po u varferojne,njelloj po u shkelin me kembe pa meshire.

    Dhe poeti dhe patrioti i madh jep edhe rrugedaljen :

    PARA SE T’ HUPET KESHTU SHQIPERIA

    ME……………………………………………………………………………..

  3. Keto kohet e karantines, kam lexuar nje shprehje te thjeshte por shume kuptimplote: DELET GJITHE JETEN RUHEN NGA UJKU, POR NE FUND I HA AI TEK I CILI KANE BESIM, COBANI. Duke u ruajtur nga “vdekja” qe sjell koronavirusi, ne (dhe jo vetem ne shqiptaret) leshuam te gjitha lirite tona ne duart e disa njerezve. Eshte ne natyren njerzore qe kushdo, te kerkoje te jete sa me i fuqishem. Por eshte gjithashtu ne natyren njerzore qe “i fuqishmi” ta shperdoroje fuqine qe ka marre me apo pa te drejte. Njelloj si delet, njerezit sot gjenden ne mes te dy “zjarreve”; “Ujkut” coronavirus dhe “Cobanit” qe ka marre fuqine ne dore dhe e perdor ate sipas qejfit te vet.

  4. Nese ky vend do te kishte vetem kete krize po e benim hallall daljen edhe pas nje viti , sikur edhe karantinim te ishte o z.Lubonja . Por ketu krizat jane aq te shumta saqe ne dalim nga njera dhe hyme ne dy te tjera me te rrezikshme . Jemi bere si ajo kukulla ruse ” martioshka” qe hiq nje e dij nje tjeter , hiq nje tjeter e dil prape nje tjeter . I vetmi ndyshim me matrioshken eshte se atje sa me shume kukulla hap aq me te vogla behen , ndersa me krizat eshte e kunderta , ne dalim nga nje krize dhe hyne ne nje krize akoma me te madhe . Per mendimin tim dy jane menyrat e daljes nga krizat :
    1- Ose politika te beje ndryshime drastike , esenciale dhe thelbesore ne te gjitha fushat e jetes ose
    2 – Reolucioni .
    Me piken e pare nenkuptoj te gjitha ato ndryshime qe permiresojne jeten dhe menyren e jeteses se çdo individi Me pak fjale shteti me ane te ndyshimeve ligjore ti garantoje çdo individi ne radhe te pare drejtesi ,pastaj respekt dhe ti jape atij meritat qe ka dhe ne shkembim ti kerkoj llogari deri ne nje secilit individ . Ose e thene katunarshe , shteti ti jape robit rybe(respekt , merita) dhe hakikat(drejtesi) .
    Por nese keta pisa politimikane vazhdojne akoma me makinacione makiaveliste ku e ku tja ngopin individit ne veçanti dhe popullit ne pergjithesi dhe te perfitojne ne kurriz te ketij vendi atehere kalohet menjehere tek pika e dyte qe eshte revolucioni . Me revolucion nenkuptoj pjesen me brutale te revolucionit frances . E theksoj fjalen “brutale” sepse sa me brutale forca e rrevolucionit sot aq me e qendrueshme dhe e forte do jete demokracia neser .
    Vetem respekte per Ju z.Lubonja .

  5. Fatos Lubonja opozitar i pushtetit te Saliut,
    Lubonja opozitar edhe i pushtetit te Ramiut,
    e jo si ca spurdhjake si ca Merogellbaza pra,
    qe uturakun pushtetit i ka mbajtur dhe mba,
    jo si ca Rrake Take Ngjela kurva dhe pederas,
    qe ne bythe te pushteteve presin te hane glas,
    te lumte Fatos Lubonja se nuk je shitur e bler,
    si keta servil anal-listat koke e kembe te dhjer

  6. Sa bosh ka mbetur partia e “idealistëve, dhe e të djathtëve”, e atyre që pretendojnë se dikur “rrëzuan diktaturën enveriste” por që në fakt përjetojnë sot, një diktaturë tjetër çdo ditë brënda vehtes. Mblidhi Lulzim, mblidhi “pesë kamberë në një derë”, gjithmonë kur të duhet tu tregosh përralla dimri, por të paktën tregohu edhe i sinqertë me ata, shpjegoi pse Doktori nuk ta jep “vulën” e PD, dhe nuk të bën edhe ty kryetar me mandat fulltime, për të qenë i barabartë me shokët

    1. Bosh ka mbetur PD sepse sot kemi PS Plot e perplot me shkencetare, mendimtare, intelektuale, specialiste….ja po numeroj vetem disa prej tyre –
      1 – Edi Rama, mbaruar Institutin e Arteve me shkelma bytheve per hater te baba Kristaqit
      2 – Gramoz Ruci, arsimtar tepelenas ish galloshe grisur e qeverise Carcani
      3 – Taulant Balla, simboli injorances fshatare i veshur me kostum politik
      4 – Damian Gjiknuri, gramshaleshi i dhjere kok e kembe sa me pergjime sa me tenderat
      5 Ulsi Manja, maloku thuthuq qe drejton …Komisionin e Ligjeve ne Parlament!
      6 Arben Ahmetaj nje mesues anglishtje, simboli i Ekonomise ne krize te plote
      7 – Erisa Spiropali ne krah te Rames se e ka quajtur “Skenderbeu i shekullit 21” ne…sheshin Skenderbej!
      8 Ilir Beqja, nje ish-basketbollist i deshtuar si Rama qe shkaterroi Shendetesine me koncesionet mafioze
      9 – Erion Velia, ose Lali Dhjeri simboli rrenacakut me rrena qe nisin nga Griselda e Roshit Kavajes…
      10 – Gent Caka ose KAKA qe eshte turp ta prezantosh si sekretar Ambasade e jo me si Min. Jashtem.

      Ja pra pse PD eshte Bosh dhe PS eshte Plot! Se ka brenda gjithe ato Rilindas te cituar me lart por dhe tjere pas tyre me po ato cilesi, virtyte, mencuri e kulture sa 10-shja e pare!

      1. Kupto se paku se sa qesharak behesh kur tenton te komentosh dhe me pseudonime te vjedhura or Ethem Lalaj spurdhjaku. Eshte e qarte se me Ethem Lalaj nuk ti paguan me traplliqet qe zhgarravit kjo qeveria. Gomarica madhore si ti meritojne te mbeten pa emer, or plak bythqir.

  7. Por salianj nuk ka,fatos hoxha dorac nuk ka,salih karaxhic berisha nuk ka,paloka nuk ka,muli nuk ka,bardhi gei nuk ka,tritan prasi nuk ka,olldash nuk ka me se e vrau serbi salih,lulush kamarier sigurimit nuk ka,spahia nuk ka,vokshi nuk ka,mond spaho komunist nuk ka,pollo nuk ka,ferdinant xhaferri qe do na ndryshonte cilesine e duelli tju pd te vinte ne pushtet nuk ka,babale nuk ka,gerdec nuk ka,21janar nuk ka,blerim cela nuk ka,salih luzha nuk ka,mark mark nuk ka,gjonmarkaj nuk ka,Qimi nuk ka,zen nuk ka,jamarber nuk ka etj …………………………..!nuk ka

    1. Shoku Lenin, sa ke numeruar me lart per 7 vjet nuk kane dhene tendera as koncesione mafioze, nuk kane drejtuar ekonomi, nuk kane patur mundesi te rrisin paga a pensione, te punesojne njerez, te shkaterrojne shendetesi, te rrenojne ekonomi, te Lazaratizojne Shqiperine me droge, te perzene shqiptaret me varferim te vendit etj. Keto gjera per 7 vite i ka bere ajo Top-Lista atij komentit “Kajmakeria e Rilindjes”! Lexoji ato emra o shoku Lenin qe te zgjohesh nga gjumi letargjik ku ke rene ne 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu