• |
ide | kryesore

Inisiativa unike: FC Copenaghen kthen Telia Parken në shkollë

-Instant, Sport



Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar zakonet e të gjithë botës, edhe në futboll. Në Danimarkë po provojnë të rinisin e shoqëritë e futbollit janë ndër më aktivet për të gjetur zgjidhje të normalitetit të ri. Nëse Aarhus kërkon ti cojë tifozët në stadium me Zoom, Copenaghen ka nisur një inisiativë unike në llojin e saj, duke trasformuar tribunat e stadiumit Telia Parken, në banka shkolle në ambjent të hapur. Për shtatë javët e ardhshme nxënësit e shkollës Øster Farimagsgades do të studiojnë në stadium.

“Jemi të lumtur që mund të ndihmojmë shkollat e Copenaghen për të zgjidhur një sfidë të vështirë, e në të njëjtën kohë mezi presim të shohim shumë fëmijë të lumtur këtu. Kemi përgjegjësinë të gjejmë zgjidhje kreative në një moment kaq të vvështirë” ka komentuar Lars Bo Jeppesen, drejtori i shoqërisë që administron stadiumin e shtëpisë së Copenaghen.

Dita shkollore ka nisur me klasat e katërta e të pesta elementare, me nxënësit që kanë kënduar në kor himnin kombëtar, përpara se të futeshin në tribunën VIP e të zhvillonin leksionin e parë me një panoramë të fushës së gjelbër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *