• |
ide | kryesore

Klasiken e fundit në Spanjë e arbitron… Covid: Ramos kërkon të luajë, Piqué merr kohë

-Instant, Sport



Klasikja e fundit e sezonit në Spanjë po luhet jashtë fushe e, si protagonist, ka Covid-19. La Liga kërkon të rinisë e ka përcaktuar 12 qershorin si datë e mundshme për rikthimin në fushë, por qëllimi nuk i bën të gjithë të jenë dakord. “Mbetet vetëm një muaj, do të rinisim pa luajtur miqësore. Nëse mund të them mendimin tim, edhe për të evituar dëmtime, ndonjë ditë më shumë nuk do të bënte keq” ka komentuar Piqué, mbrojtësi i Barcelonës. “Mezi pres të kthehem të luajë” është pozicionimi i kundërt i Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid.

Të përfundosh kampionatin në fushë megjithatë është zgjidhja e duhur pr të dy mbrojtësit e kombëtares spanjolle. Në klasifikim Barcellona e Real Madrid janë të ndara nga dy pikë me katalanasit në krye e virtualisht kampionë nëse sezoni do të mbyllej para kohe. Një mundësi që as Piqué nuk e do, pavarësisht kujdesit që kërkon në lidhje me projektin e rifillimit të propozuar nga Liga: “Janë shumë interesa në lojë, La Liga do të përfundojë sepse ka shumë gjëra që luhen. Të luash pa publik nuk na pëlqen, por të përfundosh kampionatin oa luajtur më, edhe pse jemi në krye, do të ishte e shëmtuar”.

Pesë futbollistë të Liga e Segunda Division janë gjetur pozitivë me Covid 19 pas tamponeve të kryera përpara nisjes së stërvitjeve personale e janë izoluar menjëherë. “Dua të jap një mesazh mbështetës për të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e dashur. Do të dalim e duhet të qendrojmë bashkë – ka thënë kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos -. Na duhet kohë për të rifilluar. Vendi ka nevojë për futbollin si suport ekonomik, ndërsa njerëzit si zbavitje”. Për Real është mundësia e një sprinti final për titullin: “Mezi pres të kthehem të luaj. Shpresojmë që la Liga mund të kthehet në normalitet. Duhet të jemi të disiplinuar në mënyrë që të eleminojmë këtë virus. Njoh shumë mirë kalendarin e dy skuadrave. Të bësh parashikime është pak e guximshme. Objektivi është të jemi kampionë”.

Për momentin dy skuadrat stërviten me seanca të reduktuara e individuale, si ka treguar vetë Piqué: “Mjekët e klubit tonë na kanë shpjeguar mirë cdo gjë, për momentin eksperienca po shkon mirë, ndihemi komod, edhe pse është ndryshe nga më parë: më mirë të stërvitemi në grup. Duhet të aplikojmë protokollin, nëse do e bëjmë, gjithcka do të shkojë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *