• |
ide | kryesore

Lajçak kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se është kundër ideve për shkëmbim territoresh ndërmjet dy vendeve, sepse ato bien ndesh më synimet për një zgjidhje që siguron qëndrueshmërinë e rajonit.

Lajçak shkroi në rrjetin social Twitter duke ju referuar një bashkëbisedimi të tij më agjencinë APA se “bisedimet që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në rajon. Ideja e shkëmbimit të territoreve e bën të kundërtën”.


Komentet e zotit Lajçak pas deklaratës së shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili në një intervistë për mediat, duke folur rreth ideve për shkëmbim territoresh tha se “kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo.

Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por, siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve…”.



1 Comment

  1. Lajcak kunder shkembimit te teritoreve. SHBA kunder shkembimit. Ku mbeti plani per ndarje, qe Kurti e proklamoj aq shume. Apo nuk paska njohuri as minimale me ngjarjen, veq u sherbye me te pa verteta. Kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *