• |
ide | kryesore

Mjeku Tritan Kalo shpjegon shifrat e ulëta dhe rrezikun që vjen nga hapja

-Instant, Lajme, Të fundit



Mjeku Tritan Kalo, që është prej ditës së parë është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 ka komentuar sot shifrat e reja të koronavirusit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kalo u shpreh se shifrat e ulëta të rasteve të reja nuk duhet të na ulin vigjilencën dhe duhet të respektohen masat. Kalo më tej tha se shifrat janë shumë optimiste, por duhet që të respektohen masat kundër COVID-19 dhe të ruhet distancimi social.

“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë. Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizohohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real.

Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë. Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjenës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, – tha mjeku Tritan Kalo.



6 Comments

  1. na cave trapin plakaruq muti. Edhe po te dalesh nga shtepia rrezikon aksident, apo shtypje nga makina. Boll na terrorizuat. Keni 6 muaj

  2. Ka vendosur ti sherbeje rregjimit. Cfaredo te thuash per te nuk i ben pershtypje. Ja kane shit shpirtin shejtanit. Po e keqja e ketyre shejtanerve eshte se i genjen mendja e semure se jan pronare te pacienteve imagjinare qe i krijojn me perversitet per perfitimet e tyre materiale apo vendin e punes . Nese ajo qe bejne mund te quhet pun.Kur eshte shitur dhe mjeku…..

  3. Dmth o titi, po nuk lave duart te kapi. Pra italianet qe mesuan boten te lahet, qenkan pisanjosa, dhe nga kjo i kapi gripi. A je kar a bo vete?
    Po ne indi ku dhjesin gjysma e qutetit ne kanale, pse nuk bie corona o i ditur…

  4. Duke lexuar komentuesit e mesiperm mu kujtuan vargjet:

    Shqiperine e mori Turku i vu zjarr
    Shqipetar paske lindur pe te qene Kar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *