• |
ide | kryesore

Nga Klinsmann tek Lehmann: Hertha Berlin befason përsëri

-Instant, Sport



Pa futboll mund të mërzitesh: kjo ndoshta i ka shkuar nëpër mend Hertha Berlin që në periudhën pa futboll ka bërë lëvizje befasuese. Një trajner i shkarkuar gjatë pauzës për shkak të virusit, një video nga dhomat e zhveshjes që krijoi polemika e një emër i famshëm ish-lojtari, por jo trajneri, në krye të skuadrës. Zëvendësuesi i Jurgen Klinsmann është ish-portieri i kombëtares gjermane Jens Lehmann.

Klubi i Berlinit gjithnjë nuk i ka dhënë siguri tifozëve, të detyruar të përjetojnë shumë rëniet e pak ngjitjet në futboll, por që kur mbërriti një investitor ambicjoz, steka u ngrit edhe pse deri tani skuadra nuk e ka kapërcyer dot. Kur bleu 49,9% të paketës aksionere, maksimumi i lejuar, për 224 milionë, sipërmarrësi Lars Windhorst kishte vendosur të përfshinte në aventurë edhe një ekspert të futbollit, si këshilltar personal. Zgjedhja ishte Klinsmann, që në nëntor u bë edhe trajneri i skuadrës që ishte në rënie të lirë; por në shkurt u largua dhe miqtë flasim tani përmes avokatëve sepse fjalët u thanë të rënda.

Windhorst tani zgjodhi një emër të ri: Lehmann ish-portieri i Gjermanisë në Botërorin 2006 e, bashkë me të, është futur në Këshillin drejtues edhe Marc Kosice, menaxheri ndër të tjera i Jurgen Klopp, Thomas Tuchel e Julian Nagelsmann. Ndoshta klubi shpreson që në të ardhmen një nga të asistuarit e tij të zbresë në Berlin për të cuar lart skuadrën. Tekniku aktual, Bruno Labbadia, është trajneri i katërt sezonal. Ai mori vendin e Alexander Nouri, shkarkuar në 9 prill. Faji i tij ishte se ishte asistenti i Klinsmann, i cili e kishte trashëguar pankinën nga Ante Covic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *