• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset një grua dhe foshnja e saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku kanë mbetur të lënduar një grua dhe foshnja e saj. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ka ndodhur në rrugën e ‘Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin J.M., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *