• |
ide | kryesore

Përplasjet për reformën zgjedhore/ Opozita: Rama dëshiron ta miratojë pa konsensus

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik akuzuan mazhorancën se po tenton që ta miratojë e vetme reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike tha se mazhoranca nuk ka dhënë asnjë përgjigje për propozimet e bëra nga opozita sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Sot u mblodh Këshilli Politik. Është objektiv i opozitës që pa humbur kohë kjo reformë të përmbyllet dhe parlamenti ta miratojë pa ndryshime. Duhet të jetë e qartë cili është vullneti i mazhorancës në lidhje me propozimet e opozitës. Ne kemi pasur drafte konkrete, por kemi pasur vetëm refuzim nga mazhornaca.

Deklaratat e Gjiknurit tregojnë mungesë vullneti politik. Opozita kërkon shprehjen e qartë nga mazhoranca se cili është qëndrimi i saj për çështjet që shton OSBE-ODIHR dhe që ne kemi bërë propozime konkrete dhe që nga pala tjetër ka pasur vetëm refuzim. Loja e mazhorancës është ta tërheqë zvarrë reformën me çështje shtesë” – tha Bylykbashi.

Ndërsa sipas përfaqësuesit të LSI-së, Petrit Vasili, mazhoranca dëshiron që ta miratojnë reformën në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus pavarësisht kushteve.

“Mazhoranca duhet të heqë dorë nga miratimi në mënyrë të njëanshme reformën, apo me vota të blera siç e ka zakon. Kjo do të thellonte krizën politike. Kjo do krijonte qorrsokak për vendin. Kjo është një reformë nul nëse miratohet pa opozitën. Ky do të ishte një kthim prapa në krizën politike” – tha Vasili. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Te gjithe keta qe gjoja do bejne reforme, kane nga 2-3 kompani private thotë:

    Ca reforme do bejn keta hajdut qe nuk lane gje pa vjedh

  2. Opozita antishqiptare eshte bere pishman per ate qe eshte arritur deri tani dhe kerkone me cdo kushte te nxjerr pengesa per mos miratimin e reformes zgjedhore

  3. Ky bylyku. I ngjan shume kryetari te vet.
    Ku ka fut duart ka humb. Cdo gje qe ka ber I ka dal kundra. Do ta shohim dhe kesaj rradhe, se si do deshtoj. Prap humbes njelloj si kryetari koqe qe ka.

  4. Salih karaxhic berisha president nga trashigimtari ramiz alia marveshja e Triestes 92 berisha humb zgjedhjet lokale pastaj vjen,shkatarrim i prones publike per skrap vjedhje92-94,rrezohet kushtetuta e familjes berisha me vote nga populli,95-96lulzim i kapitalizmit berishian Piramidat vjedhje e 2miliard dollare popullit,salihu 96 fiton zgjedhjet me vjedhje ne 96% te votimit,janar 97 fillon luften veri jug hapen te gjitha pikat ushtarake ku mbahej armatim shteti i berishes shkermoqet per tre muaj,vriten nga shpellkaret e salihut 3000 njerez ne te gjithe vendi,europa vendos ardhjen e nje force ushtarake nga 18 vendet be,salihu kerkon te arratiset,por me ndihmen e izetit mbyllet ne presidence deri ne marveshjen e detyryshme te 9 marsit,97 zgjidhet president nga kuvendi i votave te vjedhura per se dyti,grusht 97 largohet nga presidenca si kriminel,5 vjet reprezalje i te gjithe atyre qe krijuan pd,reprezalja u be nga krahu i djathte gazidede,98 vrasjen e azem hajdarit dhe organizimin e grushtit te shtetit vjedhjen e tankut ne garde dhe mbajtjen dy muaj para selise se pd,salih humb zgjedhjet rresht lokale e parlamentare,2005 mbas marveshjes me nanon e meten vjen ne pushtet si i rinuar,por vesi del me shpirtin,projekti i shkatarrimit fillon fuqishem dhe ne qeveri afrohet Serbi Damir Fazllic qytetet bregdetare filluan shkatarrimin dhe vjedhjen e pronave,2007 filloje Vjedhja e shekullit rr kombit 60 km rruge 1.3 miliard euro,2008 gerdeci 30te vdekur 300 te plagosur dhe 460 shtepi te shkatarruara bilanc Lufte kjo ben qe hollivudi te bej film per Sy peshkaqenin e salihut,2009zgjedhje te vjedhura dhe kualicion me floririn Meta kater vjet Korrupsion gjigant i dyshes berisha-meta cez tia ndertime pa fund ne vijen bregdetare lufte me pronaret e tokave,2011 vrasje per kenaqesi te salih karaxhic berisha i ndihmuar nga lululzim basha etj te kater qytetareve me duar ne xhepa,salihu deklaron se do vriste dhe 300 njerez,maj 2011 vjedhja e zgjedhjeve ne tirone nga i gjithe shteti polici ushtrine shik shpellkare te ardhur nga kosova,romet komunistet kqz gjykata shkalles pare e apel ne funksion te salih karaxhic berishes dhe ne fund basha me dhune e kurbanin e nje dashi behet kryetar bashkie,2011-2013,erdhi fundi 467 koncesione te dhena nga salihu,kapja e drejtesise qe do ti sherbente pas largimit te pushtetit si nje Qen te ngordhur,7 vjet qe vjell e vjell vrer,qe kerkon Gjak kudo shikon varre arkivole,kerkon revoluciono demokratiko komunisto,ne vija te pergjitheshme ishin krimet e salih karaxhic berisha.

  5. Ju nuk kuptoni nje gje o politikane te te gjitha ngjyrave . Ju po lozni me durimin e ketij populli ju po lozni me nervat e tyre . Kujdes! Padrejtesia dhe varferia e kthene njeriun ne bishe . Kujdes ! Mos lozni me zjarrin se kete radhe viktimat do jeni ju .

  6. Po ju o legena thate qe gjiknuriu vodhi vota, pra eshte hajdut. Ca po beni bashke, muhabet per kurva? A po per gurune? Qelbistani koloni e sudanit!

  7. NGA PALLOSHI 2 METROSH NUK PRESIM TE MIRA . NDERSA NGA TY PO O BASHA . NDRYSHO GJITHÇKA O BASHA SE NDRYSHE DO IKESH PER MISH LEPRI PA MARRE NDONJEHERE PUSHTET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *