• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ 77-vjeçari në Skrapar u vra pas një sherri për pronën

Lajme, Të fundit



Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas të Skraparit, 37-vjeçar Hamza Çela, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë. Për pasojë 77-vjeçari Ramadan Çela ka ndërruar jetë.

Policia thotë se menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

“Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *