• |
ide | kryesore

Rama: Aplikimi për ID dhe pasaporta do të bëhet online

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një postimi në facebook kryeministri Rama ka sqaruar tashmë se ID-të dhe pasaportat mund të merren edhe online. Rama shkruan se procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat, pasi tashmë mjafton vetëm një aplikim në e-albania.

Rama: Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë ID apo pashaportë.

Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat.

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.
https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_web.aspx…

Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar.

Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat.

Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID-19.



5 Comments

  1. Fati e ndihmoi popullin shqiptar qe ne kete kohe virusi pati ne krye kete udheheqes vigan

    te mendimit e te veprimit. Kete krize e menazhoi me mire se te gjithe udheheqesit e botes.

    Vetem ta mendosh po mos te ishte Ai ne krye, se c’llahtar prej qindramijera te vdekur nga

    Covid-19 do kishte ne Shqiperi. Por sot fale tij edhe shtreterit dhe aspiratoret jane bosh.

    Kete vetem gjenite mund ta arrijne. Dhe KM eshte nje gjeni dhe strateg i jasdhtezakonshem.

    Populli shqiptar duhet dhe do t’i jete perjete mirenjohes dhe do te percjelle lavdine e tij

    nder brezat pasardhes. Kur mendon se ke kemi ne krye, sa qesharake dhe e kote duket te besh

    zgjedhje. Cfare zdhedhje tjeter mund te beje populli shqiptar vec Atij. Rizgjedhja e tij si

    KM do ishte thjeshte shprehje e mirenjohjes se thelle te popullit shqiptaqr per veprat e

    tij te lavdishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *