• |
ide | kryesore

Rikthim rastesh me Covid, çfarë po bën Kina

-Instant, Arkiva, Planet



Zyrtarët kinezë njoftuan një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në disa provinca. Nisur nga ky fakt autoritetet shëndetësore i kanë kërkuar popullatës të përdorë pajisje personale mbrojtëse.

Në një konferencë për shtyp në Pekin, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Mi Feng njoftoi se gjatë ditës së sotme (e hënë) janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus.

Zëdhënësi tha se rastet e reja janë vlerësuar si “të importuara” në atë që njihet si rajoni i brendshëm i Mongolisë. Pesë raste janë shënuar në qytetin e Wuhanit, epiqendra e pandemisë, ku muajin e kaluar u zbatuan masa të rrepta izolimi, shkruan zëri i amerikës. Raste ka pasur në tre provinca verilindore, përfshirë Jilin, ku autoritetet pezulluan shërbimin e trenave brenda dhe jashtë qarkut.

Televizioni shtetëror kinez njoftoi se kanë dërguar një ekip ekspertësh në zonat e prekura për të hetuar rreth situatës. Sipas universitetit Johns Hopkins, aktualisht Kina ka më shumë se 84 mijë persona të prekur nga infeksioni viral dhe mbi 4,637 të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *