• |
ide | kryesore

Sherri mes grave të Rooney e Vardy përfundon në gjykatë: dështojnë “negociatat”

-Instant, Sport



Marrdhënia mes gruas së Wayne Rooney e asaj të Jamie Vardy nuk është përmirësuar. Coleen Rooney e kishte denoncuar publikisht Rebekah Vardy se – për mendimin e saj – ka shpërndarë informacione personale e intime në tabloidet angleze. Gruaja e Vardy, nga ana e saj, e ka mohuar kategorikisht, duke kthyer mbrapsht akuzat. Jo me parë se ë deklaronte të përfunduar miqësinë e tyre.

Sipas një burimi pranë familjeve – bën të ditur Mirror – konflikti nuk është zgjidhur akoma. Ka patur madje disa negociata me videothirrje në Zoom, që janë bërë këtë javë. “Èshtë një mëkat që kanë arritur deri këtu, por nuk ka mënyrë tjetër. Coleen ka shumë prova e nuk ka frikë ti tregojë”, ka siguruar ky burim për tabloidin britanik. “Fatkeqësisht, është e qartë se pozicioni i tyre është larg tani. Një cështje në Gjykatë tani duket e paevitueshme e do të kushtojë shumë para, do të tërheqë shumë vëmendje e do të marrë titujt kryesorë në gazeta”, ka zbuluar The Sun në lidhje me situatën mes protagonisteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *