• |
ide | kryesore

Vetëizolohet Albin Kurti, një zyrtar i qeverisë pati kontakt me një të prekur me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vetizoluar prej koronavirusit dhe pritet t’i përmbushë nga shtëpia funksionet e tij shtetërore.

Kurti informoi të hënën se ka pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimit Europian, i njohuri i të cilit ka rezultuar pozitiv në analizën për Covid-19.

Ai shtoi se qëndrimi në autokarantinë do të zgjasë deri në daljen e rezultateve për zyrtarin në fjalë.

“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe me punonjës të tjerë në Ministri dhe Kryeministri, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë,” njoftoi Kurti.

Kryesuesi 45-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje ushtron funksionet e kryeqeveritarit në detyrë nga 25 marsi, pasi kabineti i tij humbi votëbesimin e parlamentit në vazhdën e përplasjeve me partnerin e koalicionit jetëshkurtër, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Prej javësh, situata me pandeminë ka bërë që forcat politike opozitare të shtojnë kritikat ndaj tij, duke e akuzuar ekzekutivin kosovar të paaftë për të menaxhuar një problematikë serioze kombëtare.

Autoritetet thonë se gjendja me COVID-19 është e qëndrueshme dhe një numër i vogël i të prekurve po trajtohet në klinikën infektive në Prishtinë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u konfirmuan 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjithsej rezultojnë të infektuar mbi 880, mes të cilëve edhe 28 persona që nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes.

Javën e kaluar, pas dy muajve izolim, Kosova nisi lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë.



2 Comments

  1. Ky qeka lajm,sa desha te shkoja ta takoj por qeka mbyll mbrena.
    Ngelem pa qeveri ,kama hallin e Kosoves se ngeli pa kete udheheqes largpames.

  2. Mbas k/mimintrit te Anglise edhe Kurti u fut ne shpi.
    Te lumte Kurt ,je i madh.
    Keshtu veprojne burrat e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *