• |
ide | kryesore

Bale drejt rikthimit në Premier League: Real e ka gjetur zëvendësuesin tek Bayern

-Instant, Sport



Gareth Bale është pranë rikthimit në Angli. Newcastle United, falë pronësisë së re arabe, po tenton ti rrëmbejë sulmuesin e majtë Real Madrid. Në ditët e kaluara u përhapën fjalët se për uellsianin ishte i interesuar edhe Inter Miami, me David Beckham të gatshëm për ta sjellë lojtarin në MLS. Vetëm se është e vështirë të mendohet se një lojtar që nuk ka mbushur ende 31 vjec do të mund të vendosë të vazhdojë karrierën në një kampionat si ai amerikan.

Real në anën tjetër po mendon për një zëvendësues, duke qenë se ishte gati ta hiqet ‘qafe’ uellsianin edhe në fillim të këtij sezoni, lëvizje që më pas u komplikua nga dëmtimet e shumta të fillim sezonit në radhët e Blancos. Objektivi i parë është Leroy Sané i Manchester City që mbulon të njëjtin rol si Bale, por sulmuesi gjerman është shumë pranë firmës me Bayern Mynih, që është gati të shesë Kingsley Coman. Guardiola do ta dëshironte si zëvendësues të Sané, por Real Madrid ka lëvizur i pari dhe ëshët shumë i mundshëm transferimi i francezit në skuadrën e Zinedine Zidane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *