Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një nga anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore i është përgjigjur kryeministrit Rama që hodhi poshtë kërkesat e opozitës në këtë tryezë. Rama tha se nuk mund të ketë qeveri transitore para zgjedhjeve, administrata zgjedhore duhet të jetë apolitike dhe gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të kenë kaluar Vetingun. Por Bylykbashi u ka dhënë përgjigje këtyre pretendimeve.
“Paska dale Kryeministri Rama e paska vene perseri nga ato “vijat e kuqe” per Reformen Zgjedhore. Na thoshka se nuk diskutohet qe administrata zgjedhore do jete krejtesisht jopolitke dhe se Kolegji Zgjedhor do behet vetem me gjyqtaret qe ka perzgjedhur ai me vetingun e tij. Flet pikerisht ai qe degradoi komisionet zgjedhore ne çeta bashibozukesh politike me 30 qershor 2019. Rama na propozoka komisione me anetare nga administrate publike si gjoja te pavarur kur ODIHR rekomandon depolitizim te ADMINISTRATES PUBLIKE.
Pa u depolitizuar administrata publike, ky propozim do te thotë kapje e komisioneve zgjedhore nga Rama. Kerkoka edhe qe Kolegjin Zgjedhor ta ketë si vule ne xhepin e tij për te vulosur manipulimet e administratës së kapur nga qeveria. Rama eshte shejtani qe duhet yshtur dhe përzënë nga zgjedhjet! Kështu që ato vijat e kuqe do të fshihen me gomë si herë tjetër” – thotë Bylykbashi. ©LAPSI.al