• |
ide | kryesore

Çifti nga Kosova bëhën prindër pas 15 vitesh martesë, binjakët i pagëzojnë me emra politikanësh, Albin e Vjosa

-Instant, Lajme



Pas 15 vitesh një çift nga Kosova janë bërë prindër për herë të parë me binjakë. Ata kanë vendosur t’i quajnë binjakët Albin dhe Vjosa, dy emra të njohura për politikën në Kosovë.

Prindërit i kanë quajtur foshnjat me këto emra për nder të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me shpresën që në të ardhmën të bëhen si ta.

 “Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka shkruar babai i fëmijëve në “Facebook”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *