• |
ide | kryesore

Ferrari zyrtarizon divorcin me Vettel: katërt herë kampioni i botës e ka sezonin e fundit

-Instant, Sport



Duket gjithcka e thjeshtë për rinovimin e kontratës në skadencë në fund të 2020 e përkundrazi, kjo, gjithnjë nëse do të zhvillohet, do të jetë sezoni i fundit i Sebastian Vettel tek Ferrari. Skuderia e Maranellos, në fakt, ka njoftuar se rrugët e tyre do ndahen në fund të kampionatit. “Skuderia Ferrari Mission Ëinnoë e Sebastian Vettel komunikojnë vendimin për të mos zgjatur raportin e bashkëpunimit tekniko-sportiv përtej skadencës natyrale, parashikuar në fund të sezonit sportiv 2020”, lexohet në komunikatë.

Palët nuk kanë gjetur akordin, me skuadrën nga Maranello që ka prezantuar një ofertë me ulje për gjermanin, tashmë i konsideruar pilot i dytë pas shpërthimit të Charles Leclerc. Në këtë mënyrë është rreziku që aventura italiane e katër herë kampionit të botës të përfundojë pa arritur objektivin që ai, Maranello e të gjithë tifozët e Ferrarit presnin që nga ardhja e tij në 2015. Në fakt, nuk ndodhi dhe tani dashuria mbaroi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *