• |
ide | kryesore

Flet Hailey: Karantina me Justin jo dhe aq e mirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej ditësh të izoluar në shtëpi për shkak të emergjencës Covid-19, çifti i famshëm Hailey-Bieber nuk mund t’i shpëtonte dot zënkave në çift!
Duket se karantina e çiftit nuk ka shkuar mirë kohëve të fundit, siç ata kanë treguar vetë në show-n e tyre në Facebook, “The Biebers”.

Hailey është shprehur se koha “e tepruar” së bashku i ka detyruar të hyjnë në hapësirën e njëri-tjetrit dhe të grinden për gjëra pa kuptim.

Madje, zënka e tyre e fundit ishte thjesht për një fishë karikuesi!
Partnerja e Bieber ka treguar se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe të dy e ngacmojnë njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, besimi i njëjtë i ka ndihmuar të qetësohen e të mundohen ta kalojnë këtë situatë sa më lehtë, derisa emergjenca të kalojë dhe situata t’i kthehet normalitetit.
Prej më shumë se 6 javësh, Justin dhe Hailey janë izoluar në Kanada, derisa të ndihen të sigurt për t’u kthyer në LA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *