• |
ide | kryesore

FSHF takim me Presidentët e Kategorisë Superiore: duhet të binden klubet kundër

-Instant, Sport



Një takim, që paraprin fillimin e futbollit pas emergjencës Koronavirus. Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit. Një takim i nevojshëm që do të bëhet pa praninë e mediave, por që do të vendosë piketa të rëndëishme për rifillimin, duke qenë se të paktën katër klube janë kundër rifillimit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit. Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *