• |
ide | kryesore

Harta europiane e rifillimit të futbollit pas Koronavirus: ja datat e kampionateve

-Instant, Sport



Në kohën kur në Shqipëri shpresohet të rifillohet me futbollin në fillimin e muajit qershor, edhe në pjesën tjetër të Europës futbolli po bën llogaritë me emergjencën Koronavirus e, në dakordësi me mjekët e politikën, Federatat e ndryshme po punojnë për një fillim të ri. Për momentin kjo është situata në kampionatet europianë me datat e përcaktuara dhe ato që janë pezull.

SHQIPËRIA – Po merret në konsideratë rifillimi në fundjavën e 6-7 qershorit
ARMENIA – Mendohet të rinisë në 23 maj
ANDORRA – Në pritje të një vendimi zyrtar
AUSTRIA – Rifillon në fillim të qershorit, me dyer të mbyllura. Vecantia e protokollit: në rast pozitiviteti, edhe shokët do të futen në karantinë por – me tamponin negativ – do të mund të stërviten e luajnë ndeshjet
AZERBAJXHAN – Mendohet të rifillojë në 14 maj
BJELLORUSIA – Kampionati ka nisur në 19 mars
BELGJIKA – E para që mori masën e anullimit të kampionatit: vendim i ratifikuar pas shtyrjes së Asamblesë
BOSNJA – Mendohet të fillojë në qershor
BULLGARI – Rifillimi mes 5 e 12 qershor
QIPRO – Mendohet të rifillojë në 9 qershor
KROACI – Mendohet të rifillojë në 6 qershor
DANIMARKA – Rifillon në 29 maj
ESTONIA – Fillimi i fiksuar për në 19 maj
ISHUJT FAROE – Kampionati i nisur në 9 maj
FINLANDA – Po vlerësohet rifillimi në korrik
FRANCA – Kampionati i anulluar në 30 prill, titujt e vendosur e rrëzimet e zyrtarizuara. Rinis në 2020/21.
UELLSI – Mendohet të rinisë në 2 qershor
GJEORGJIA – Ende asnjë vendim
GJERMANIA – Kampionati i parë elitar gati: rinis në 16 maj, fundi i sezonit është fiksuar në 27/28 qershor.
GJIBRALTAR – Kampionati i anulluar
GREQIA – Mendohet të rifillojë në 6 qershor
KAZAKISTAN – Do të kthehet në fushë në 31 maj
KOSOVA – Mendohet të fillojë në 30 maj
ANGLIA – Leja është për datën 1 qershor, por klubet mendojnë për në 12
IRLANDA – Fillimi i parashikuar përpara korrikut
ISLANDA – Do të rinisë në 13 qershor
IZRAELI – Rikthimi në 30 maj
ITALIA – Objektivi të rifillojë në mesin e qershorit, kjo mund të jetë java vendimtare.
LETONIA – Mendohet të rinisë në qershor
LITUANIA – Do të rifillojë në 29 maj
LUKSEMBURG – Kampionati i anulluar
MOLDAVIA – Fillimi i fiksuar në 20 qershor
MALI I ZI – Do të rinisë në 2 qershor
NORVEGJIA – Do të rifillojë në 16 qershor
HOLLANDA – Kampionati i anulluar pa dorëzim titulli, por ka një ankimim të Utrecht
POLONIA – Rifillon në 29 maj
PORTUGALI – Rifillimi i fiksuar për në 30 maj, Divizioni B nuk do të rinisë
REPUBLIKA CEKE – Do të rifillojë në 29 maj
RUMANIA – Do të kthehet në fushë në 5 qershor
RUSIA – Mendohet të rinisë mes 21 e 28 qershor
SKOCIA – Kampionatet e Divizionit të dytë, tretë e katërt janë deklaruar të mbyllur. Pritet vetëm vendimi për Scottish Premiership
SERBIA – Do të rinisë në 30 maj
SLLOVAKIA – Mendohet të rinisë në qershor
SLLOVENIA – Akoma asnjë vendim
SPANJA – La Liga ka zgjedhur 12 qershorin si data e mundshme për rikthimin në fushë, pr shumë dyshime mes lojtarëve.
SUEDIA – Mendohet të rifillojë në 14 qershor
ZVICRA – Rifillon në 8 qershor
TURQIA – Do të rinisë në 12 qershor
UKRAINA – Fillimi i programuar për 28-29 maj
HUNGARIA – Do të rinisë në 23 maj



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *