• |
ide | kryesore

Intervista e paqes Chiellini-Balotelli: “Të dua shumë”

-Instant, Sport



Mes Mario Balotelli e Giorgio Chiellini fluturuan fjalë të rënda, pas autobiografisë me fraza ofensive të kapitenit bardhezi dhe replikës me tone të forta të sulmuesit të Brescia. Por konflikti nuk zgjati më shumë se një ditë sepse të dy futbollistët kanë bërë paqe në trasmetim direkt të “Le Iene Show”, që organizoi takimin online të dy të zemëruarve.

INTERVISTA
Chiellini: Përshëndetje Mario!
Balotelli: Është hera e parë në jetën time që rrëmujën e bëre ti e nuk e bëra unë!
Chiellini: Isha ziliqar! Sepse në jetë për tu përmirësuar duhet të gabosh!
Balotelli: Unë jam perfekt atëherë!
Hienat: Do bëjmë paqe, apo jo?
Balotelli: Nuk ka patur kurrë luftë djema, jua thashë!
Chiellini: Ishin pjesëza, më vjen keq por dicka duhet të thosha, Mario, pastaj do të të shkruaja pas pak’, do ta them personalisht më vonë.
Balotelli: Ok
Chiellini: Faleminderit për fanellën! Do ta mbaj vërtetë!
Balotelli: Shumë mirë! Sidoqoftë Giorgio, përtej shakave unë tu përgjigja në kuptimin që…
Chiellini: Bëre mirë! Isha i pavendosur për ta përfshirë, por të mos tregosh asgjë është e shëmtuar, më dukej vetja hipokrit.
Balotelli: Me gjërat e shëmtuara që mund të vijë, mua më gjete? Hahaha!
Hienat: Do tia thuash Giorgio, se në 2013 dy shuplaka doje tia jepje vërtetë?
Chiellini: U dëmtua, iku para se tia jepja!
Balotelli: I referohesh vërtetë Confederations Cup?
Chiellini: Eh Mario…lëre tani.
Balotelli: Cfarë kisha bërë kaq të keqe?
Chiellini: Nuk të kujtohet?
Balotelli: Përvec që ika, betohem nuk më kujtohet.
Chiellini: Kundër Brazilit, nja dy gjëra…
Balotelli: Prit, mu kujtua! Që u nervozova se po humbnim e Gigi (Buffon) më tha: “Nuk jemi Brazili ne”, për këtë?
Chiellini: Po, pak a shumë.
Balotelli: Po kjo nuk është e rëndë. Unë u përgjigja ashtu, sepse të them të vërtetën, nga Giorgio nuk e prisja, në kuptimin që nuk jam një njeri negativ, jam një që tallet gjithnjë, tu përgjigja sepse të dua shumë, sepse nëse nuk do më plaste nuk do përgjigjesha.
Chiellini: Përmirësohemi me vitet. Kanë kaluar kaq shumë e jemi gati të shkruajmë një tjetër faqe të librit të ardhshëm.
Balotelli: Po këtë librin, nuk e publikoje dot pas 5 vjetësh?
Chiellini: Jam shumë plak Mario, unë heq dorë për pak! Pastaj nuk më lexon më njeri, ky është problemi! Tjetrin mund ta tregosh ti!
Balotelli: Jo, do ishte shumë i gjatë libri im!
Hienat: Dëgjo Mario, ta bëjmë dhuratë librin nga Giorgio!
Balotelli: Po, grisi faqet ku flet për mua!
Chiellini: Premtim! (Chiellini shkruan dedikimin për Balotellin në librin e tij) “Marios, duke gabuar mësova shumë e do vazhdoj ta bëj cdo ditë. Të uroj më të mirën e shpresoj të të shoh shpejt në fushë!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *