• |
ide | kryesore

Këngëtaret që janë bullizuar në fëmijëri

-Instant, Paparazzi, Slider



Lady Gaga, është njëra nga këngëtaret amerikane e cila ka treguar se është ngacmuar gjatë viteve të saj shkollore për pamjen dhe për ambiciet e saj.

Këngëtarja, u ngacmua si shkak i bamirësisë së saj ndaj të tjerëve duke e marrë si të mirëqenë.

Demi Lovato, në dokumentarin e saj ajo u hap në lidhje me ngacmimin që kishte përjetuar në shkollë dhe se si ajo e dërgoj deri në marrjen e drogës dhe alkoolit, dhe kjo i ka ndikuar edhe sot pasi që këngëtarja muaj më parë ishte në komë si shkak i konsumimit të drogës por falë ndihmës mjekësore ajo u shërua dhe u rikthye sërish në skenën muzikore.

Rihana, duke folur për ‘Allure‘ në vitin 2009-të zbuloi se ajo ishte ngacmuar në shkollë, sepse disa nga shokët e klasës së saj mendonin se ajo ishte shumë e bardhë (në atë kuptimin ironizues).

Ajo ka thënë: ‘Unë nuk e kam kuptuar,  pashë njerëz të të gjitha nuancave të ndryshme dhe mua më dukej se  unë isha dritë, pasi që dalloja nga të tjerët’ .

Miley Cyrus, në vitin 2014-të në njërin nga episodet e emisionit  në ‘Ellenshow‘, tregoj rreth asaj se si  u ngacmua për fytyrën e saj me akne por ajo tha se mendimi për të ndihmuar të rinjët  duke kaluar nëpër të njëjtën gjë, e motivoi atë të vazhdonte me tutje.

Halsey, në një intervistë për Bilboard në vitin 2016-të, zbuloi se ajo ishte ngacmuar në shkollë për tatuazhet e saj madje këngëtarja ka thënë se u përpoq të bëjë vetëvrasje në moshën 17 vjeçe.

Ajo tregoj për mënyrën se si muzika i ka ndihmuar për të shpëtuar jetën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *