• |
ide | kryesore

Koronavirusi, humbasin jetën 172 persona gjatë 24 orëve të fundit në Itali

-Instant, Planet, Të fundit



Italia ka regjistruar 172 viktima si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Deri më tani në vendin fqinj, numri total i të vdekurve kap shifrën e 30.911 personave.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.042 raste të reja me Covid-19. Numri total i të prekurve në Itali ka shkuar në 219,814. Numri i të shëruarve ka shkuar në 106,587 persona.

Sot Italia ka 81.226 raste aktive me koronavirus. Situata duket e qëndrueshme, me shifra që janë gjithmonë në rënie.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *