• |
ide | kryesore

Nis hetimi për dypunësim ndaj nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, njoftoi të martën se kishte filluar hetim administrativ për të verifikuar nëse punësimi i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku edhe si administrator i kompanisë “Eco Tirana“ sh.a, është apo jo konflikt interesi.

“Bazuar në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të Kodit të Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë, do të nisë hetimi administrativ me qëllim verifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rastit të dyshuar të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik për zyrtarin Z. Arbjan Mazniku,” thuhet në një përgjigje që ILDKPKI i dërgoi BIRN.

Dypunësimi i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës si administrator i shoqërisë “Eco Tirana” u denoncua fillimisht në portalin “Syri.net”. Përmes një statusi në Facebook, edhe ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi vjedhje pagesën e Maznikut nga kompania “Eco Tirana”, paralelisht me atë të Bashkisë.

“Eco Tirana” është kompania aksionere që merret me menaxhimin e mbetjeve të kryeqytetit dhe zotërohet me 51 për qind nga Bashkia dhe 49 për qind nga Holding AGSM Albania Sh.a. Mazniku u emërua administrator i “Eco Tirana” në qershor 2019, ndërkohë që mbante më parë pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës.

I pyetur nga BIRN, Mazniku mohoi konfliktin e interesit, ndërsa shtoi se ishte administrator pa tagra administrativë.

“Kjo shoqëri funksion si një shoqëri aksionare me dy nivele. Në përputhje me statutin e shoqërisë Eco Tirana sha, shoqëria ka 4 administratorë dhe ku vetëm njëri prej tyre ka detyra dhe kompetenca ekzekutive që i jepen nga këshilli i administratorëve dhe i cili duhet të përmbushë funksionin e tij me kohë te plotë. Administratorët pa tagra ekzekutive përbëjnë këshillin e administratorëve”, tha Mazniku në përgjigje të pyetjeve të BIRN.

Mazniku tha gjithashtu se përfaqësonte interesat e bashkisë në këtë kompani, ndërsa paralajmëroi se do të padiste penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. I pyetur për nisjen e hetimit administrativ nga ILDKPKI, Mazniku u përgjigj se ishte “shumë i lumtur sa herë që flasin institucionet në vend të baltexhinjve”.

Neni 5 i ligjit për  “Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimi e Funksioneve Publike” parashikon si interes privat të zyrtarit “të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre dhe çdo marrëdhënie tjetër juridiko- civile”.

Megjithatë, ILDKPKI është i vetmi institucion që mund të vlerësojë nëse jemi para një rasti të konfliktit të interesit.

Ky është rasti i dytë që nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku po hetohet për konflikt të dyshuar interesi. Në shtator 2019, Prokuroria e Tiranës nisi një hetim ndaj tij për përfitimin e pagesës së një hoteli me 5 yje në Barcelonë nga kompania “Fusha” sh.p.k, por tre muaj më pas kërkoi pushimin e akuzave në gjykatë. /Vladimir Karaj, reporter.al/



8 Comments

  1. DHE DREJTESIA JONE HEROIKE JEP VENDIMIN : JO VETEM DY PUNE POR EDHE 4 APO 5 TE TILLA MUND TE BENI . RROFTE VETINGU I KURVAVE . REVOLUCIONI ESHTE ZGJIDHJE E HALLEVE TUAJA O MILET

  2. N.q.s kjo eresohet si e ligjshme do shifni gjithe zyrtaret te shumepunesohen duke mare page si njeshi i institucionit ,pastaj si shofer i njeshit pasi do e ngas vete makinen pastaj si zedhenes i institucionit,pastaj si anetar i shume bordeve pastaj si roje pasi ka celsin e deres se jashtme.Me nje fjale borderoja do permbaje vetem emrin e tij.

  3. Te nise hetimi per kryetarin e bashkise qe ka lejuar te gjithe drejtoret e bashkise te dypunesohen dhe qe te gjitha tenderat e bashkise i ka ne emrat e familjareve te drejtoreve te bashkise

  4. NE THEMI ESHTE TREFISHUAR NUMRI I PUNONJESVE TE ADMINISTRATES KURSE PALLOSHI THOTE JO. PASKA TE DREJTE SE KETA PUNSOKAN VETEN NGA TRE KATER HERE . SPASKA FAJ KAZ(H)ANI , EDHE AJO KA GOJE E SHKRETA …………POR KA EDHE BYTHE (SHUME FAT)

  5. Mos te komentoje asnjeri… po ju qin ne bythe te gjitheve kjo partia dhe te gjitha partite qe jane rreth e rrotull! Kur te vijne zgjedhjet shkoni prap e votoni… pastaj mbas zgjedhjeve komentoni prap si bythqira…

  6. I KANE QIRE NONEN ME DYPUNESIME DHE ME MILITANT ADMINISTRATES SEPSE DUAN VOTA NGA VOBEKSIT QE SHESIN BYTHEN PER NJE THES MIELL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *