• |
ide | kryesore

Rama njofton masa të tjera lehtësuese, por Tirana mbetet zonë e kuqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lehtësimin e masave ndaj koronavirusit në të gjithë vendin, përveç Tiranës dhe 5 qyteteve të tjera që mbeten zona të kuqe.


Sipas Ramës do të zgjaten fashat orare në zonat e gjelbërta, ndërsa në Tiranë, Durrës, Krujë, Fier, Kurbin dhe Shkodër masat bllokuese do të qëndrojnë edhe këtë javë.


Masat lehtësuese do të vijojnë. Tirana mbetet një problem dhe masat lehtësuese në kryeqytet dhe zonat e tjera të kuqe nuk do të ndryshojnë as këtë javë. Nga data 1 qershor do të hapin çerdhet dhe kopshtet publik dhe jopublik. Edhe maturantëtdo të futen në klasa në 18 maj, me masa që nuk kanë ekzistuar më parë. Maturantët do të kenë një peridhë prej 3 javësh që do zhvillojnë mësim.

Lehtësojmë qarkullimin jashtë zonave të kuqe, zgjatjen e mëtejshme të orareve. Të gjitha lokalet duhet të marrin masat që të jenë në rregull jaës tjetër. Kjo pasi lokalet, transporti dhe turizmi do të monitorhen rreptë, pasi janë pika të nxehta ku mund të përhapet koronavirusi. Në ditët e para të qershorit do të kemi një plan se si do të jetë transporti publik”, – tha Rama.

5 Comments

  1. Patjeter qe po . E kujt nuk i ka ardhur ngordhja. Te gjitha ” burat ” prostituta e kane nje fund ose dhe fustan varet nga shijet…

  2. Lum si maturantet – “me masa qe nuk kane ekzistuar me pare…..”!
    Uroj t’u vene foton e Veliajt ta puthin e nderojne para se te futen me klase….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu