• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohen 300 kubikë me kanabis në Peqin, 2 në pranga

Lajme, Të fundit



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Elbasanit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë zbuluar një rasti të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Policia thotë se si rezultat janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur ‘’Zgabel i Madh’’, në fshatin Pajovë të Bashkisë së Peqinit: K. D., 25 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Sh. K. 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Pajovë, Bashkia Peqin. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

“Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, kubikë me pleh për të kultivuar fara kanabisi, një pajisje me helikë centrifugale me motor me depozitë karburanti në të, çadër si ato ushtarake, një sasi lekësh, tre automjete fuoristrada pa targa, në pronësi të shtetasit Sh. K. dhe pajisje shtëpiake. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale ‘’Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim’’ – thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *