• |
ide | kryesore

Zbardhen detajet nga mbledhja/ Çfarë vendosi koalicioni opozitar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Takimi i koalicionit opozitar kishte në fokus vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve. Qëndrimi i të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe.

Në fillim të takim, Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen.” – mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga Qeveria. Në mbledhje është argumentuar se Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re.

Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. “Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre.” – është shprehur Basha.



5 Comments

  1. boll me konstatime o lulush , leviz se do te te hedhin te tute se mileti po pellcet nga fukaraliku ti rri e ben sehir , mos te duket cudi qe te te spostojne per te qerruar ate arrogant qe ke perballe

  2. I gjati ine eshte deri ne fyt me korrupsion , harbuteri e maskaralleqe por kjo nuk te bene ty me kredibel dhe automatikisht fitues z.Basha . gerat kane ndryshuar z.Basha , tani edhe ate qe ndodhet ne fshatin me telarget nuk e mashtron dot me premtime boshe . Ndryshimi i ngjyres se buzekuqit nuk te bene kredibel dhe fitues tek nje popull i zhgenjyer per te disaten here . Propaganden lerjua ketyre rilindasve qe edhe pse jane “nona” e propagandes tashme ju doli edhe ketyre boja fare . Ty te lind per detyre te kerkon dryshimet radikale ne menyre qe çdo Shqiptari te japesh rybe dhe hakikat . Ndryshimet zgjedhore dhe kushtetuese te japin kredibilitet , e zeza ne te bardhe te jep mundesine e vetme qe ke per tu bere kryeministri i ketij vendi . Perndyshe , merr dipllomen dhe kerko ndonje pune tek privati se çelsat e kryeministrise nuk i merr dot . Ti dhe e gjithe opozita perveçse fateve tuaja keni ne dore edhe fatin tone . Mendoji mire gjerat para se te vendosesh , mat shtate here e prit njeher . Shpresoj se do ta degjosh keshillen e shumices .

  3. Sa bosh ka mbetur partia e “idealistëve, dhe e të djathtëve”, e atyre që pretendojnë se dikur “rrëzuan diktaturën enveriste” por që në fakt përjetojnë sot, një diktaturë tjetër çdo ditë brënda vehtes. Mblidhi Lulzim, mblidhi “pesë kamberë në një derë”, gjithmonë kur të duhet tu tregosh përralla dimri, por të paktën tregohu edhe i sinqertë me ata, shpjegoi pse Doktori nuk ta jep “vulën” e PD, dhe nuk të bën edhe ty kryetar me mandat fulltime, për të qenë i barabartë me shokët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *