• |
ide | kryesore

Aktorja flet për puthjen e sikletshme me Brad Pitt

-Instant, Paparazzi, Slider



Duket sikur ka kaluar një shekull që nga puthja e sikletshme mes Brad Pitt-it dhe aktores Lena Dunham, gjatë premierës së filmit Once Upon a Time in Holywood. Gjithsesi, 9 muaj pas, ky moment nuk është harruar dhe njerëzit janë sy e vesh të dëgjojnë Lena-n teksa e shpjegon më mirë ç’ndodhi.”Nuk e di nëse e kujtoni, por qarkulluan shumë foto të miat dhe të tij në një pozicion shumë të sikletshëm. Interneti e lexoi sikur unë po e sforcoja fizikisht Brad-in për të më puthur dhe po i shkaktoja stres, por nuk është kështu. Nuk do ta sforcoja kurrë atë për t’i rrëmbyer një puthje. E respektoj shumë si artist dhe si mik.”

Sidoqoftë, aktorja ndihej super nervoze në prani të tij, por Brad bëri atë që do të bënte. “Gjatë asaj nate, ai e pa që unë isha nervoze. Më çoi në një dhomë dhe morëm pica fshehurazi. Pashë një unazë tijën që më pëlqeu dhe ma dhuroi pa u menduar 2 herë. Eshtë njeri kaq i sjellshëm dhe empatik. Kurse unë, isha nervoze sepse kisha rreth meje gjithë idhujt e mi, por Brad më bëri të ndihesha kaq mirë.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *