• |
ide | kryesore

Alarmi nga OBSH: Na duhet kohë e gjatë të ndahemi nga covid

-Instant, Lajme, Të fundit



OBSH paralajmëron sërish që vendet të bëjnë kujdes me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, duke theksuar se vijon rreziku i madh nga ky virus. Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, bëri një deklaratë të fortë.

“Kjo është ajo nga e cila ne të gjithë kemi frikë, është një rreth vicioz i katastrofës shëndetësore i ndjekur nga katastrofa ekonomike. Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet.

Është një “ekuacion fals” e nuk ka zgjedhje mes ekonomisë dhe shëndetit publik. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e virusit”, – tha Ryan.

Bota ka një “rrugë shumë shumë të gjatë” për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, përkundër hapave të paracaktuar në shumë vende për rifillimin e jetës normale, paralajmëroi eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Do ju behet shteteve te tjera covidi ashtu sic na jane bere ne gjakpirsat politikane dhe pushtetare te tjere, qe se dijne nga ju kan ardhur, kush jau solli po thjesht i varferon me shume e me shume.

  2. Lexoni impakt gazeta se si ne 2500 suedez eshte vendosur mikrochipi sa nje koker orizi me injeksion me deshiren e tyre. ( idjot ka gjithandej jo vetem ketu). po keshtu dhe ne itali dhe pa miratimin e min.shend. nga biohax. Pra baxhellat rich po tentojn te na kontrollojn jetet pasi na i shkatruan . Kjo se shpejti sipas euronews do te behet ne gjith europen . e ardhmja futuristeve e kellirave pa din e pa iman qe i genjen mendja e semur qe robi eshte skllav i tyre. 5G dhe satelitet qe jan leshuar ne hapsire???!!! un mendoj qe po. sa per plerat e obsh?! jan thjesht plera skllever dhe ne sherbim. kur kam thene njerzit kan dal mendsh paskam pas te drejt.

  3. Ik mer trap injora t. Me ju ne “krie” patjeter qe do te jete rruge e gjate. Ju sdini asgje, vetem “lani duart me sapun”. Kush ju paguan per te nxitur frike e kaos? 650 000 vdesin cdo vit ne bote sipas statistikave te OBSH-sr tuaj. Pse nuk e keni sugjeruar kete izolim me pare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *