• |
ide | kryesore

Basha: Bizneset drejt falimentit, mbi 70% e shqiptarëve pa asnjë ndihmë ekonomike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha doli sot në terren, ku takoi disa qytetarë me të cilët bisedoi për situatën ekonomike të influencuar nga COVID-19.

Në ‘Facebook’ lideri i opozitës theksoi se faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.

Sipas Bashës, mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura.

“Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit.

Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe shoë në Facebook. Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij.”, tha Basha.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 



2 Comments

  1. Tani qe ka dale me maske per te bere live patericen besoj se shqiptareve i ” rritur” masivisht besimi…..dhe mezi po presin te derdhen te kutit e votimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *