• |
ide | kryesore

Drogë, fishekë dhe tritol, pranga 46-vjeçarit nga Kurbini

Arkiva, Lajme, Të fundit



Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ka rënë një 46-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Shemria”, u arrestua shtetasi me inicialet P. G., banues në fshatin Shemri të Kurbin.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *