• |
ide | kryesore

Dua Lipa sjell bashkëpunimin me Miley Cyrus

-Instant, Paparazzi, Slider



Në albumin e dytë, “Future Nostalgia”, Dua Lipa kishte në plan që të përfshinte edhe një këngë në bashkëpunim me Miley Cyrus, mirëpo projekti i përbashkët nuk u bë pjesë e albumit sepse këngëtaret vendosën të punonin diçka tjetër. Në një intervistë me Andy Cohen në “Watch What Happens Live”, Dua zbuloi disa detaje rreth bashkëpunimeve të ardhshme me Cyrus dhe Normani-n.

“[Nuk u përfshi në album] kënga që unë dhe Miley punuam bashkë. Vendosëm që të bënim diçka ndryshe, por në fakt nuk kemi patur mundësinë që të shkojmë në studio dhe të punojmë me diçka të re, por shpresoj që pas karantinës do të takohemi sërish,” tha Dua. Në vijim, ajo shtoi se mund të publikojë edhe bashkëpunimin me Normani-n së shpejti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *