• |
ide | kryesore

Fqinjët denoncojnë Gabigolin: “Festë me miq e femra, karantina e thyer”

-Instant, Sport



Gabigol është tashmë në telashe për shkak të një denoncimi të bërë nga fqinjët e shtëpisë së tij në Rio de Janeiro: sulmuesi i Flamengo, e ka thyer disa herë karantinën, duke organizuar festa në shtëpi me miq e duke ftuar edhe shumë vajza. “Varevingot janë të vazhdueshme, bën një zhurmë të padurueshme. Ndonjëherë muzika dëgjohet deri në orën 6 të mëngjesit” ka denoncuar një banor i lagjes Barra da Tijuca në faqen braziliane O Dia.

Në ditët e kaluara Gabigol kishte bërë edhe një live në Instagram në të cilën dalloheshin disa miq në shtëpi: duke e kuptuar gabimin, sulmuesi e fshiu menjëherë por O Dia arriti gjithësesi të kishte një frame të videos.

Në Brazil, deri tani janë regjistruar 11 mijë vdekje për shkak të Koronavirus, karantina e lockdown janë ende të detyrueshme për më tepër që dje është shënuar rekordi i të vdekurve: 881.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *