• |
ide | kryesore

Inzaghi e do titullin me bestytni: “Titulli? Nuk them asgjë, si 20 vjet më parë”

-Instant, Sport



Në mendjen e të gjithë tifozëve të Lazios është një ide fikse, një ëndërr: titulli. Baredhekaltrit para ndalesës së kampionatit ishin në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Juventus: “Kur ndaloi kampionati ishim shumë në formë. Do të mundohemi të jemi gati në momentin e rifillimit, nuk do të jetë e lëhtë. Është si të bësh një tjetër fazë përgatitore, ndeshjet do të afrohen, do të jetë e vështirë. E dimë”, Këto janë fjalët e Simone Inzaghi për Corriere dello Sport. Tekniku i Lazios është supersticioz: “Jam shumë i lumtur për ecurinë time tek Lazio, këtë vit po bënim dicka të jashtëzakonshme. Cfarë ëndërre dua ti dhuroj lacialëve? Të gjithë e dinë, nuk dua të them asgjë. Si përpara atij 14 maji 2000…”.

Kujtimet kthehen në titullin e fundit të fituar nga Lazio 20 vjet më parë me Inzaghi në fushë si lojtar: “Mendimi im i parë shkon në momentin që mbaroi ndeshja me Reggina e nisëm të ndiqnim atë në Curi. Më vijnë në mendje emocionet e kaluara, duke pritur të përfundonte ndeshja e Juventus në Perugia, ku po luante vëllai im Pippo. Një ndjesi emociononale e pabesueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *